Porta e kujtimeve-Remzije Raci Rexhbogaj


Remzije Raci Rexhbogaj

-Në prag festive të fundvitit

Eh, sërish po afrohen festat e fund vitit

Më ngjajnë në zjarr vullkanësh

Kur furishëm vinë me nxitim

Vrullshëm sikur duan të ma godasin shpirtin tim

Dhe zbukurimet shumë ngjyreshe

Ma hapin portën e kujtimeve të bukura të dikurshme

Por, në sekunda m`u tretën nga memorja

Dhe m`u shndërruan në goditje

Si shigjetat helmuse drejt në zemrën time

Në mungesën që ndjej për Ty o Erna ime

E fotoja e jote e varur në mur më rri përballë

Sa shumë sonte me Ty bisedova

Por Ti nuk më the asnjë fjalë

Në thellësinë e syve tuaj fjalën “gëzuar“ lexoj

Edhe nga bota tjetër dua që festat t`i uroj

Ah, sa shumë mall kam për ju

Por dot s’mundem të ju përqafoj

Unë karrikës tënde që tani është bosh

I sjellëm vërdallë

Por asnjëherë të ulëm në të

Shpirti nuk ma thotë

E në qiellin blu sonte hëna pret yjet kot

Por yjet s’mund ta shoqërojnë sonte hënën dot.

Dhjetor 2023

Remzie Raci Rexhbogaj

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe tabelë

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 154

Të gjitha reagimet:

3Gori Stafa, Remzie Rexhbogaj dhe 1 tjetër