Problemi i Anilës dhe  i kolegëve të saj-Nga Panajot  Boli


Problemi i Anilës dhe  i kolegëve të saj

Anila Toni është një zë i rrallë i poetëve të Lushnjës.Ashtu si ishte Zë i rrallë në muzikë e madhja Vaçe Zela po nga ky qytet. Mos harrojmë  ikonën e kinematografisë shqiptare Margarita hepa. Po nga Lushnja, Lushnja që nxjerr talente femra. Brenda vargjeve të poezive të Anilës, gëlon bota e madhe e shpirtit të femrës lushnjare, nënës, mesueses,intelektuales,poetës, me thellësi mendimi,gatuar dhe ngarkuar me emocione të fuqishme, me shqetësimet,dhimbjet, dashuritë,shpresën, revoltën,që shperthen me zërin e saj herë të ëmbël, humanist, të ngrohtë njerezor, , herë të trishtuar, deri në shperthim si një termet tronditës.Po, po ,ka vargje tronditëse. Anila ka shkruar qindra poezi dhe shkruan. Vetem një vellim poetik ka botuar.Dhe atë me ndihmën e një sponsoreje.Se ky është problemi i krijuesve në Shqiperi. Indiferenca e shoqerisë dhe veshi shurdh i shtetit. Se ekonomikisht nuk i përballojnë botimet me xhepin e tyre.Anila është një vlerë  e rrallë për poezinë  dhe i takon një vend dinjitoz në letërsinë shqiptare.Në kohën e sotme, dhe ky është një fenomen negativ, në konsumin laraman poetik, dalin  dhe promovohen  letrarë mediokër dhe pa cilësi.Do të thoshja se ka një kaos në fushën e letërsisë,nuk ka një mekanizëm rregullator i mbiqyrur nga sektorët e kulturës të institucioneve shtetërore,mungon kritika e specilizuar për vlerësimin, botime jo cilesore nga shtëpitë botuese që kanë mbirë si kepurdha dhe  që rendin vetem pas  parasë.

Anila është një zë i fuqishëm femërorr , një zë befasues.Kush e lexon, do të më bësoj.Do të mahnitet nga magjia e penës së saj.. Duke udhëtuar në vargjet e saj, udhëton në një minierë me xhevahire të rrallë, ku spikat mjeshteria dhe forca e talentit e femrës poete.me botën e saj  të madhe, një poete e talentuar                 

 Po i sjell lexuesit një cikël nga poezitë e saj për të kuptuar zërin, botën shpirtërore dhe magjinë e vargjeve të saj.

ANILA  TONI

I pershendes

     I pershendes ..te gjithe …ata

Ata ….gjithe…sa jane…

Krejt objekte… objekte …objekte

     Objekte ..qe nuk me ndihmuan

Kur zemra ….deshi te gezoj ….

I pershendes …te gjithe …ata

Qe …me injoronin …

E fasada …ishte injoranca e tyre

Shterp…shterp..

Si nje kuti boshe …ku gjithcka eshte e pagoje

Ju pershendes… te gjithe .,ju

Ju qe pershperisni ….fjale Zoti

Fjale Zoti …

Dhe Zotin …as me shpirt …as me zemer ..nuk e pranuat kurre

Ju pershendes ….te gjithe

Dhe ata qe kurre… nuk ma degjuan fjalen

I pershendes dhe …ata…

Qe endrra …ende si shkarpa i djegin …deri ne palce …hiri

I pershendes te gjithe …ata…

Qe me ben te ndihesha… me e nencmuar se kotesisa …se hici

I pershendes te gjithe… ata ..

Qe ende gjykohen e nuk ngopen ,nga pushteti i parase .

Ju pershendes dhe… juve …

Ah ….ju gatuani ende …gjellen e jomeshires

Ju…. qe me vetedije …me keni lene anash

Pa asnje …arsye te shendosh..

Ju pershendes edhe …juve …

Ku ne shtate dite te javes ..nderroni shtate lekure

I pershendes te gjithe.. ata..

Qe u enden ne fjalime te ftohta ..te ngrira …te akullta

Dhe cfare eshte dashuria njerezore …nuk e mesuat kurre…..kurre

Dhe as nuk do ta mesoni ..kurre …kurre ….kurre

Te fundit …

Te fundit …pershendes ata… qe shajne e flasin pas shpine

Arkitekte mjerane …te fisit…. te rrjetes se merimangave

E presin ende…ende presin viktimen a viktimat e rradhes

E bota i sheh si harta te grisura ..ne xhaketa te ndryshkura ..mjerane

I pershendes te gjithe …ata …

Qe shigjetat i ngulen…. nje nga nje ….si hije

Dhe fytyren e djajve …nuk e treguan kurre

I pershendes te gjithe… ata…

Qe diteve ua hoqen diellin e nates ia shuan yjet

Erresira ….te ishte vetem vule

I pershendes te gjithe …ata

Qe frigohen ….nga dija dhe pjella e injorances

I pershendes te gjithe …ata…

Qe aq shume kane frike…. nga dija e drita

E bota rrotullohet …ne asgjene

Qe i ben te jene ….fiset e shkaterrimit te ekzistences

I pershendes te gjithe …ata …

Qe kane frike nga frika t….hemeluar per te qene skllever te frikes

I pershendes te gjithe ata …qe ende ne “thember “i vrasin Akilet

I pershendes te gjithe …ata…

Qe veten e themeluan perendi …me gershere prene …shqyen….           grisen fate

I pershendes te gjithe… ata…

Qe i vrasin perdite idealet dhe flasin per ideale te rreme

I pershendes te gjithe …ata …

Qe u bene zota …

Dhe me kembe nderin .. ..dinjitetin ….shkelin

I pershendes te gjithe …ata…

Ku do te shikojne …

Si do ti shkundi toka dhe nuk do ti pranoj…. as qielli

I pershendes te gjithe …ata…

Qe aktrojne cdo dite …e duken sikur fashojne plage

Jane vetem formula… Mgjeniane….

Ku jetimit i thuhet, — Zoti ….te dhashte

Jun pershendes te gjithe… ju …ju….

Qe rrathet e ferrit ne toke ende ..ende i ngrini

Vec mesoni …

Mesoni …ne nuk mesuat ….kurre

Nga fisi i njerezores… kurre…kurre..

Kurre …nuk do t” ju …harroj…

As une ….as Zoti …as qielli ….

Ne diten e afert …te gjykimit…

Ku shkove dashuri

      Ku shkove dashuri

Cili qiell krejt i plumbte , tu be strehe

Qiellorja vetem urdheron, te flaknoj dashuri

      E toka..vetem

Ne toknaja dashurie , te shtroje e te mbjelle

Ku shkove dashuri

U arratise prej zemres

E ne cilen , toke ferrnaje trokite

Vete zogjte

Me thane se ndjesite, ah …po vdesin

Zogjte

Kaq te trembur , ne tenden adrese ikje

Ku shkove dashuri

Po iken larg…ah sa larg po iken

Edhe anijet ndalin , kur shohin nje sirene

Nga dashuria

Per mistiken , vetem u mahniten

Ku shkove dashuri

U trete ne humbetire

Ne asnje gjethe peme, qielli, a toke

Nuk shkruajte me …je , apo nuk je

Ku shkove dashuri

U bere flutur ,krejt pa krahe

Fshehur honesh, per te mos gjetur shpirti

Por dhe fluturat, besome kane krahe

Ulen dhe ngrihen

Dhe qiellit

Ne perplasje flatrash, dashurine e natyres thithin

Ku shkove dashuri

Pa lexuar kurre …kurre …ndjenjen

Apo bere ndjenjen, se e lexoje” sikur “

Harrove

Se dhe muret , dhimbjet i ngriten

As nuk treguan

I fshehen, nuk u dorezuan… kurre

A mos mbete

Ne te perhimtura …mjegulla

E ndrydhe ndjenjen, sic ndrydhet shpirti

Harrove se qielli ende… rrezon ende shira

Jane gjuhe gati qiell, qiellore

Te mos thahen flaket , te mos thahet shpirti

Ku shkove dashuri

Lotnaja mbeti ne syrin , pa adrese

Verberia vrapoi , vrapoi te vinte nje perde

Askush mos t”i lexonte dhe te shihte dashurite

Ku shkove dashuri

Mbeti nje stol bosh , nje gote pa uje

E nje cigare , ne ” tavllen ” e jetes ende digjet

A ndoshta

Endesh, ne toknaja te tjera , dashuri te rrejshme

E shpirti

Shpirtnuem , si mjelme pa liqen perpelitet

Kthehu…kthehu

Eja …ne je vertet dashuri

Ne dite te verteta , te pulsosh qeliza

Nuk e di

Ku celesin ka, ku e mban zemra

Nuk e di

Vertet…ku portat e shpirtit jane shtigje

A ndoshta brenda qenies tende ,te akulluar

Ne pergamenin, me epoken e akullt te ndjesive

Afiksimi i nje globi

Midis tokes dhe qiellit

Ku dashurite sa fillojne te lindin, vetem vriten

Ku shkove dashuri

Prej zemres mungese , mungon edhe dielli

Dita mpaket

Si te ishte nje ” kukull pa planet”

Shkriji akullnajat

Vetem ndjesite …te shkrijne

E nuk …gurorezohen zemrat

Koha, shirat, gurnajat i brejne

Ku shkove dashuri

Te endem , ne tenden frymarrje

E shpirti e fryma , me mos te frymoje

Te kuptoje

Se edhe nje lule, nuk ben dot pa vese

E ne

Nuk kthehesh se rruget i ngop ” marrnia”

Ne tanden frymarrje

Zeri…zeri…krejt ne agoni le te vdese

    Shfaqu

      Kendo ..Vace…kendo

Zeri yt …eshte lot ….shpirti

Kendo ..Vace…kendo

     Me angjejt, pasha ket qiell..kendo

Kendo …Vace …kendo…

Na mblidh …vetem gezimin

Mos na ler , te endemi me mallimin

Skena…asht …rruga e qytetit tim

Zbrit …hyjnesh…zbrit prej qiellit

E hana…te mbaj…te mbaj… tanden kitar

Besome

Jane mijera- mijera… zemra shqipesh

Qe enden…enden neper bote

Nje femi..nis …kengezon

— Vacja …ka me ardhe!!

Po eja…

Se deget e mallit u thyen…u thyen

Po eja ….

Se zemra nuk pulson ..pa tendin ze

O hyjnore e kesaj toke …qe sot lulet i zgjove

O dielli…

Qe diellon shqipe qe enden …ne keto troje

O meteor…

Shkeputu…lej pas …nje vije te holle drite

Degjoje …

Degjoje klithmen…e tokes tende

Tek te kerkon….te kerkon…. e gulcon

Perjetesi…

I perket nje ADN-je …qe nuk firmosin ikje

Shfaqu…

Pash ket toke…pash ket qiell…shfaqu

Nis zerin…

E drejt zerit tand …do nisemi ne kembe

Muret e skenave …

Tash …po plasariten e latojne trupin ..me tandin za

Shfaqu….

Ne nje kor…rrethrrotullim angjejsh ne agime te diellta

Kudo … diellim ne cdo shpirt …Vace Zela

E tingello telat…

Te ndiejme…te frymoje….te prekim ate kitar

Ne bese flamuri…sot …degjoma lutjen

Degjoma lutjen….

Leje bosh…bosh leje …ate varr

    Po te flisja

    Po te flisja …me zogjte ne qiell

Po te flisja…. me perlat ne det

Po te flisja ….me milingonat ne toke

     Do ta kuptonin ,do ta kuptonin heshtjen time

Do shihnin …murin e dhimbjes sime

Zogjte… me krahe do ta rrezonin

Perlat brenda nje guacke… do ta mbyllnin

Milingonat ….do ta kthenin ne rere

Deti ngre dallge e ende dallget perplas

Akuzon ” njeriun” ….qe murin ngriti

—Ne ngre mure …mure dhimbjesh

Une…. jam Det…

Do te gelltis si ne zvarranik …ne cast

      Lapsi

     Miku im i vetem

Kaq gri

Miku im besnik

     Kaq blu

Ti fsheh…te gjitha mendimet

Vargu

Ne gojen tende i kycur

Ne dy pjese

Si ….

Nje medaljon antik

Une shpirti

Ti fryma

E frymezimi im…ajer

Ne prekje gishtash

Ajo…. dashuria

Kurre nuk te pash

Si send …

Objekt ..jo…e …jo…

Miku im i vetem

Kaq gri …

Ne hone heshtje

Shkruajme

Ne te njejten kohe

Latohesh me shpirtin tim

Ku endet… s’ di se ku

Ne te njejten kohe

Une…. gri

Ti..kaq …blu

    Merrme

    Merrme shpirtin

Meso

Te behesh …njeri i mire

    Merrme kembet

Meso

Ne jete ..te ecesh vete .

Merrme duart

Meso …te shkruash vetem emrin tend

Merrme floket

Te thuresh gershet …perrallat

Merrme fjalen

Meso

Se prej fjales …ke rilindur

Merrme te qeshuren

Se …

Jeta…jeta …te mund

Merrme lotin

Nese …ndjen…a ndjen

Do ti duhesh …gjithkujt…

Merrme frymen

Meso

Se jeta asht fryme …asht e shtrenjte

Vetem syte …ah…syte

Jooo…mos m” i merr

Te pakten …

Te kthehem diell.