Pse s’më flet kur vjen në ënderr...
Ku je ti, ëndrra ime…
sa shumë kohë të kam pritur.
Gjumi natën nuk më vjen
Ti në zemrën time ke trokitur.
Gjumi natën ndodh që s’më zë
E zemra më mbushet me ngashërim.
Nuk e di, ç’po ndodh me mua ?
Dashuri është kjo, apo ëndërrim?
Pse s’më flet, kur vjen në ëndërr?
Ti o tingull i ëmbël dashurie,
Terrin natës do t’ja gris,
ndjenjat t’i dërgoj si yje…