Puthja e dimrit-Brixhilda Der


PUTHJA E DIMRIT

Mendon, të pushosh pak,
larg syve të dashurisë?!
Të duket se ka erdhur mot i keq,
që zbraz e merr gjithçka me vete!

Por, a ndryshohet një histori
që shoqëron gjithë jetën, brenda ditës?!
Më mirë e dashur!
Në këmbim, kërko pak qetësi brenda vetes!

Mos harro të më nisësh një puthje!
Nga ato, që dimrit lule çelin!
Kam kohë që të pres,..
Ashtu, si një harabel i trembur!

Brixhilda Dede