QYTETI I HESHTUR…LUTFI MEMA


Mund të jetë një imazh i 1 person, kapelë dhe pemë

QYTETI I HESHTUR…

Kam ardhur në vendbanimin tim,

Selenica si nënë po më pret,

çdo hap, që hedh, më zgjuan një kujtim,

kushdo me zemër po më flet…

Monumenti David Selenica

madhështor mes sheshit qëndron,

sytë i shkëlqejnë nga drita,

me penel në dorë pikturon…

Kam disa kohë, që jam larguar,

po s’më jep vizë malli, që djeg,

vij këtu përherë, nuk jam i huaj,

këtë sofër të begatë kujtoj nëpër net…

Selenicë, ti këngë pa mbarim,

në gjirin tënd gjej dashuri,

gjen shtigje, vjen në shpirtin tim,

Vjosa këndon në kaltërsi…

Ecij unë në gjurmë të rinisë,

jeta ka diell edhe shi,

krahë i jap gjithnjë fantazisë,

Selenicë tek ti gjej dashuri…

Shokët e mi me botë të madhe,

pres të mblidhemi si dikur,

ne dijes i hapëm dritare,

u ndamë, por s’ju harroj kurrë…

Çdo tigull këtu më buron nga shpirti,

ne njeri-tjetrit i jemi gjendur pranë,

trotuaret ligustra rritin,

të gjelbër, të dashur këtë qytet e mbajnë…

Selenica, më pret krahëhapur…

Po këngë e punës pse u pre në mes?

Ndaj atyre, që plagë i kanë hapur

dhe urrejtja jonë si prush u ndez…

Po do të mblidhemi ne sërish,

apo kjo do të mbetet një ëndërr?!

Apo do të presim ndonjë eklips,

kur të bashkohet dielli me hënën?!

LUTFI MEMA

Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar