Rajeshri Senapati Gogoi – Dibrugarh- Përktheu: Angela Kosta


RAJESHRI SENAPATI GOGOI – DIBRUGARH

TË DASHURIT E NATYRËS 

Pushteti i natyrës  

është kaq i çuditshëm dhe i qetë  

mundeni ta kuptoni?  

Teksa shihni ngritjet dhe uljet e detit  

mund ta bëni këtë?  

Ka një ndjenjë natyra,  

jeta është e përjetshme 

dhe ndonjëherë e heshtur

për lumturinë dhe hidhërimin flet.  

Nuk ka asgjë të krahasuar me vdekshmërinë 

jemi njerëz, të lodhur nga tregtarët,  

dhe jemi dashamirës të natyrës

paqen duam të ndiejm 

veç pasuri dhe bukuri dua të sjell. 

Përveç pemëve me hije  

të ndiej flladin dëshiroj  

qetësisht në trungun e tyre  

dua të shplodhem.  

E di që ka një arsye për natyrën,  

ndaj ajo është e madhërishme

gjelbëron edhe në kohë të vështira. 

Ka të dashur të natyrës mes nesh  

një ndjenjë të re evokon.

Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese