Shkruar nga Sami ARIFI
Rrustem Muharrem Statovci i paharruar, në kujtesën e popullit, për çlirimin e atdheut
Atdhetari Rrustem Muharrem Statovci
Rrustem Muharrem Statovck u lind më 1917 në fshatin Batllavë-komuna e Podujevës, por që ai me banim të përhershëm jetonte në Prishtinë. Rrusrem Muharrem Statovci ishte pjesëmarrës i të ashtquajturës “Luftës Nacional Çlirimtare (LNÇ-së)” në Brigadën e e Shtatë (VII) të Kosovës. Rrustem Statovci për një kohë punoi në “pushtetin popullor” në Podujevë, ndërsa më vonë nëpunës-sekretar i milicisë, në Këshillin Popullor të rrethit të Ferizajt. Rrustemi rrjedhte nga një familje e varfër, por, me tradita kombëtare, patriotike të atdhedashurisë.
Rrustemi përmes Hamdi Berishës dhe Lazer Josipit u anëtarësua nê organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH), mori pjesë në shumë takime që u mbajtën në shtëpinë e Lazer Josipit. Atdhetari Rrustem Muharrem Statovci ndikojë dukshëm se si mos të zbulohet Organizate e LNDSH-së nga UDB-ja, duke i njohur shumë anëtarë të UDB-së dhe bashkëpunëtorë të tyre.
Megjithatë OZNA, më vonë UDB-ja i bie në gjurmë, nuk shpëtoj nga syri famëkeq i tyre. Muharremi burgoset më 15 tetor të vitit 1946, derisa në gjykimin e mbajtur në muaji shkurt të vitit 1947, në Gjyqin e Qarkut në Gjilan u dënua me 20 vite burg të rëndë, të cilin burg e majti në burgun e Mitrovicës së Stemit, ai u lirua pas një amnistie, pas afro 14 vite burg, më saktësisht, më 30 nëntor të vitit 1958.
Atdhetari Rrustem Muharrem Statovci mbetet i paharruar në kujtesën e popullit së bashku me të gjithë atdhetarët që kontribuan pë çlirimin e atdheut…
Shkruan: Sami ARIFI