Sa shumë-Jana Tafilaj


SA SHUMË

S’a shumë përplasje kemi kaluar

Gjithë vuajtje dhe mundime

Jetën për ta përballuar

Kemi ecur në fluturime

Sa shumë na ka munduar jeta

Këmbën zbathur e barkun bosh

Kemi punuar nëpër shkrepa

Kemi shkulur rrënjë e kërçepa

Sa shumë na ka torturuar jeta

Shkoj rinia pa e kuptuar

Punuam fusha edhe male

Mbollëm hardhi nëpër brezare

Po,kjo- kjo është jeta o njeri

Me vuajtje dhe vështirësi

Po s’punove jo nuk ka…

Puno ,të rrosh si Pasha!