Sahati i Tiranes
Sahati i Tiranes lindi ne qender te saj, me 1821, nen deshiren e madhe te patriotit Haxhi Et’hem Beu, me origjine nga Petrela, nje fshat reth njezet km larg kryeqytetit, ku per krenari ka kalane e ”Petreles”, simboli i qendreses dhe heroizmit Kastriotas.
Perfundimi i plote i Sahatit, u konkretizua nga familjet e pasura tiranase, ku me montimin e saj u muar familja e nderuar tiranase, ”Tufina”, ku edhe ne keto momente kjo familje e madhe, sherben ne disa shitore dhe servise oresh, e cila gezon nder dhe respektin e te gjithe atyre qe e njohin historikun e tyre.
Te gjitha rruget te shpien ne madheshtine historike te ketij monumenti te kultures, e cila larteson ne 35m. Nuk eshte ” Eifel”, por eshte obelisku i kujtimit dhe perkushtimit te qytetarise te popullit te Tiranes, tek i cili mvishet modernia e kohes se shkuar, me estetiken e gdhendur ne kompleksin e ashtuquajtur ” Bar Sahati”.
Nuseron e bukur aty ku hodhi shtat, me nje trup te drejte, ku sfilon elegance dhe hijeshi.
Dhe nese per nje moment keni harruar te vendosni ne duar oren, ngrini koken lart, kudo qe te jeni ne qender te Tiranes, dhe ne ndihme do t’iu vije ora e madhe e kesaj nuse te bukur, veshur me fustanelle te bardhe.
Sa here kam qendruar nen kembet e saj te gurte, ndonjehere edhe e kam perkedhelur, duke rene edhe ne dashuri me te.
Edhe pse ne nje moshe historike, cuditerisht mbetet e re, e embel dhe simbolike.
Eshte ” Sahati i Tiranes”.
nga:Naim Jonuzi.