“Sarina 2002” , Lider në arsimin jopublik shqiptar
Shkolla Jopublike“Sarina 2002”, u krijua dhe u rrit cilësisht falë kontributit të Presidentit të saj, Liman Hoxha – njeri i veçantë, energjik, në sjellje e qëndrime, personaliteti i të cilit kudo dhe në çdo rrethanë reflekton mirësi dhe vlera.
Në një takim miqsh në pragun e ndrrimit të viteve, moderatori i mirënjohur i eventeve festive (lokale, kombëtare e ndërkombëtare), Defrim Methasani – Mjeshtër i Madh, më prezantoi me Liman Hoxhën.
-Është themeluesi dhe Presidenti i Shkollës Jopublike “Sarina 2002” që ndodhet në Fushë Kashar, Autostrada Tiranë – Durrës, kilomentri i parë përballë “Vodafone”, ndër më të suksesshmet në rang kombëtar, – më thotë Defrimi, duke shtuar se këtu janë shkolluar deri në mbarimin e gjimnazit tri vajzat e tij të mrekullueshme.
Kureshtja më nxiti ta vizitoja këtë shkollë në një nga ditët e para të këtij viti. Dhe vërtet u befasova. Jo vetëm me pamjen e jashmte por dhe me mjediset e këtij kompleksi arsimor modern, të standardeve më të përparuara arsimore, me klasa moderne, laboratorë, palestra e terrene të reja sportive.
NË 23 VJET NUMRI I NËNËSVE U 15 FISHUA
Para 23 vitesh,”(shtator 2002) pasi provoi dhe ja doli suksesshëm në bizensin e vogël, Liman Hoxha guxoi të hapë këtu shkollën jopublike “Sarina 2002” , në fillim me 53 nxënës dhe për 10 vjet u dhjefishua, ndërsa akualisht atë e frekuentojnë rreth 800 nxënës nga arsimi parashkollor deri ne gjimnaz.
Ka të drejtë të krenohet, presidenti i saj, Limani, djaloshi i ardhur nga fshati Blliçe-Dibër, bir i një familjeje arsimadëshëse, sepse rezultatet e shkëlqyera me të cilat u diplinua si ekonomist në Universitetin Bujqesor, fakulteti Ekonomik Tiranë dhe përvojën e mëpasme disavjeçare në sektorë jetikë, po i implememton suksesshëm, duke e shndrruar shkollën “Sarina 2002” lider në arsimin jopublik shqiptar. Për këtë flasin vetë rezultatet
Në këto 23 vite kjo shkollë ka 15 fishuar numrin e nxësëve dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera, si fituese olimpjadash në lëndë të ndryshme dhe duke qenë fituese edhe në aktivitete artistike sportive. Aktualisht kjo shkollë ka 300 nxënës në ciklin e ulët, 270 nxënës në ciklin e ulët të mesëm dhe 230 nxnës në gjimnaz.
“Nxënësit tanë që mbarojnë gjimnazin janë fitues në degët më të kërkuara të universiteteve tona, si në mjekësi, inxhinieri komjuterike dhe Ndërtimi, Shkencat Shoqërore dhe Ekonomike, etj. Gjithashtu janë dhjetra nxënës që kanë mbaruar gjimnazin në shkollën tonë që studjojnë në universitete të njohura jashtë vendit, si në Gjermani, Angli, itali, Kanada, Amerikë, etj,”- pohon Presidenti Hoxha. Për të qenë sa më bindës na njeh me emrat e maturantëve të dallaruar të viteve 2018-2022, të pasqyruar në tabelat mbresëlënëse edhe në websit-in e shkollës. Dhe nuk janë pak, por 100 emra që me rezultatet e shkëlqyera në univeristetet ku studjojnë ja rrisin prestigjin shkollës “Sarina 2002” , ku kanë kryer shkollimin bazë.
Një tjetër tabelë e vendosur edhe në këndin mahintës në hyrje të shkollës ka emrat dhe fotot e maturantëve të shkëlqyer ndër vite. Kësisoj, presidenti Hoxha dhe stafi pedagogjik synojnë që edhe për vitin 2025 nxënësit e kësaj shkolle të fitojnë degët më të mira brenda dhe jashtë vendit tonë.
STAF TË KUALIFIKUAR MËSUESISH
Rezukltatet inkurajuese të Shkollës 12-vjeçare jopublike “Sarina 2002” me eksperiencë 23 – vjeçare, “Lider në edukim dhe mësimdhënie”, me kushte shumë të mira mësimdhënie dhe studimi dhe me programe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, parasëgjithash i dedikohen një stafi të kualifikuar mësuesish.
44 mësues të lëndeve të ndryshme (nga cikli i ulët deri në gjimnaz) shërbëjnë këtu si modele të profesionalizmit, ndershmërisë dhe përkushtimit ndaj nxënësve.
Presdienti i Shkollës Liman Hoxha, pohon se përzgjedhja e stafit pedagogjik është bërë gjithnjë me konkurse të rregullta sipas standardeve të njohura ndërkombëtare dhe rregulloreve të miratuara nga Ministria e Arsimit.
Limani, që në përditshmërinë e jetës është një nga figurat më interesante, si përfaqësues dinjitoz i elitës intelektuale dibrane në metropolin shqiptar, flet për mësues që reflektojnë personalitetin e tyre si edukator shembullorë për 800 nxënësit e prindërit e tyre sidhe për
shembujt pozitiv të mësimdhënies. Duke aplikuar metodologji të përparuara mësimdhënieje, shkolla “Sarina 2002” është bërë më e dashura për nxënësit e saj dhe për prindërit e tyre, me të cilët mbahen kontatkte të rregullta takimi e konsultimi.
Shkolla jopublike“Sarina 2002” u krijua dhe u rrit cilësisht, jo vetëm falë rolit të madh të mësuesve të përkushtuar, por edhe falë kontributit të Presidentit të saj, Liman Hoxha, njeri i veçantë, energjik, në sjellje e qëndrime, personaliteti i të cilit kudo dhe në çdo rrethanë reflekton mirçsi dhe vlera. Këtë vlerësim e shprehin mësuesit, nxënësit, prindërit si dhe drejtorët ndër vite të saj, të mirënjohur për kontributin në fushën e arsimit në rang kombëtar: Besim Toçi, Qazim Karaj e Halil Begu.
Drejtori aktul i Shkollës Sherif Koldashi, është me një përvojë të gjatë në fushën edukimit, mësimdhënies dhe drejtimit e menaxhimi të institucioneve arsimore. Rezultatet inkurajuese të shkollës kanë në bazë edhe përvojën e tij si specialist kurrikule, Përgjegjës i Sektorit të Kurrikulës e kualifikimit; Drejtor i Zyrës Arsimore Kamëz dhe drejtor i disa gjimnazeve në Kamëz e Kukës. Ai na flet për klasa me numër të kufizuar nxënësish, ku veç lëndëve të tjera zhvillohet sukseshshëm edhe mësimi i gjuhëve të huaja: anglisht (që nga klasa e parë) dhe gjermanisht me zgjedhje (klasa VI-IX dhe X-XII); për pranimin me konkurs të nxënësve në klasën e dhjetë gjimnaz, me notë mesatare të klasës së IX mbi 8.5, si dhe për përgatitje serioze për provimet e lirimit dhe matures, ku për rezultatet e marra renditen ndër shkollat më cilësore të Tiranës.
TË MËSUARIT NËPËRMJET PROJEKTEVE
Në shkollën “Sarina 2002” është sfiduese, të mësuarit e bazuar në projekte si një nga metodat më motivuese dhe më efektive për të mësuar. Gjithkush do të mrekullohej me realizimin nga nxënësit e kësaj shkolle të projketeve të tilla si “Traditat dhe Metropoli/ Bashkëjetesë në diversitet”, etj.
Reflektim i dijeve në lëndën e gjeografisë janë punimet e bazuara në njohjen e trashëgimisë sonë të pasur kulturore, materiale dhe shpirtërore, të mishëruara më së miri në traditat tona, si dasma shqiptare veriore dhe jugore, vallet, veshjet, punimet artizanale si dhe gastronomia, të realizuara aq bukur dhe mjeshtërisht nga nxënësit e talentuar të klasave të XI-A, B, C, D, nën udhëheqjen e mësueses së gjeografise Zyri Zavalani.
Të mësuarit e bazuar në projekte është nje metodë mësimore përmes të cilës në këtë shkollë nxënësit identifikojnë problematika dhe zgjidhje efikase të tyre.
Me anë të të mësuarit të bazuar në projekte, nxënësit fitojnë njohuri dhe shkathtësi të ndryshme, të cilat pastaj ndihmojnë në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional. Ky lloj i të mësuarit në këtë shkollë është më ndryshe se të mësuarit tradicional, për shkak se të mësuarit këtu bëhet përmes angazhimit aktiv dhe aktiviteteve të cilat kërkojnë bashkëpunim dhe janë shumë më argëtuese.
Ka ardhur në këtë formë një orë mësimi në lëndën e anglishtes për klasat e treta nën kujdesin e mësueses Besiana Hala.
Në këtë shkollë mësojmë se janë realizuar projekte për tema të ndryshme gjatë zhvillimit të njohurive të thella të përmbajtjeve që diskutohen, evidentohet shkathtësia e punës në grup, komunikim, mendim kritik, kreativitet, menaxhim të kohës, zgjidhje të problemeve, shkathtësi hulumtuese, shkathtësi prezantuese, rritje të përgjegjësisë qytetare dhe veprimit personal.
Drejtori Koldashi thotë se pika kryesore e të mësuarit me bazë projektesh është se mësimi duhet të jetë një përpjekje bashkëpunuese mes mësuesve dhe nxënësve dhe ku nxënësit duhet të marrin një rol aktiv në mësimin e tyre. Në këtë mënyrë, kur nxënësit mësojnë njëri-tjetrin gjatë punës në grup, ata janë një skuadër, që sfidojnë dështimet, ata gjithashtu marrin pjesë në mënyrë bashkëpunuese në krijimin e një harte konceptuale, si një pazëll, ku secili plotëson pjesën e tij. Kjo shton një dimension të rëndësishëm tek të menduarit kritik dhe të nxënit. Kur projekti është i integruar, secili nxënës mund të gjejë diçka që i pëlqen dhe të gjithë mund të hyjnë në të, ata mund të gjejnë kaq shumë aspekte të ndryshme dhe të mësojne se si te lidhin nje temë me veten dhe kjo është çelësi për të mësuar.
Këtë e kanë treguar nxënësit e klasave XI-C dhe XI-D nën kujdesin dhe udhëheqjen e mësueses Brunilda Reçi në një orë mësimi bazuar në projekte.
Kësisoj, çdo vit që kalon, nxënësit ngjitin nga një shkallë, e çdo shkallë shoqërohet nga arritje e kënaqësi. Shkolla “Sarina 2002” kujdeset fort mbi vlerësimin e pasurisë shpirtërore të nxënësve, që gjithmonë mbetet e paçmueshme.
SPORTI NË FUNKSION TË EDUKIMIT
Këndet dhe mjediset sportive moderne të Shkollës “Sarina 2002” që ndodhet në Autostradën Tiranë – Durrës, kilomentri i parë përballë “Vodafone” do të ishinm të pavlerë, nëse në to nuk do të zhvilloheshin veprimtari të larmishtme sportive. Kështu në këtë shkollë është mbyllur kampionati i futbollit për moshat 15-18 vjeç teksa në fund luajtën si finaliste klasa IX-A me IX-B duke i bërë një mbyllje fantastike kampionatit me një ndeshje super nga te dyja skuadrat.
Me moton “Sporti përmirëson jetën”, mësojmë se në këtë shkollë ka përfunduar kampionati i volejbollit për vajza. Presidenti Liman Hoxha, i cili në rininë e tij është dalluar për pjesmëarrje aktive në sportin e mundjes në Dibër, thotë i ngazëllyer se: “Ashtu sikurse pritej, vajzat na dhuruan një finale të fortë, por në fund ato që festuan ishin vajzat e klasës së XII-A. Përballja rezultoi me shumë rivalitet midis klasave XI-D me XII-A, duke sjellë emocione dhe krijoi një atmosferë të ndezur gjatë të gjithë ndeshjes”. Dhë për këtë ai falenderon mesuesen e edukimit fizik Lubjana Koltraka për punën e palodhur si dhe të gjithë nxënësit e gjimnazit “Sarina 2002” për angazhimin.
EDUKIMI NËPËMJET VEPRIMTARIVE KULTURORE ARTISTIKE
Krahas realizimit me sukses të programit mësimor edukativ në të gjitha ciklet, Shkolla jopublike “Sarina 2002” zhvillon veprimtari të larmishme kulturore arstistike. Më evidebnte këto veçanërisht në ditë të festave kombëtare, por edhe në Ditë të veçanta Ndërkombëtare si “Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara”, “Dita e Tokës”, “Dita e Mjedisit” etj.
Ndërkohë zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme mësimore, kulturore – artistike (të organizuara në klube lëndësh).
Në kuadër të veprimtarive të organizuara për 80 – vjetorin e çlirimit të Atdheut dhe Ditën e Pavarësisë se Shqipërisë perfundoi puna për ekspoziten me punime të nxënësve të shkollës, punime që kishin në qender patriotizmin, atdhedashurine dhe ndjenjen e krenarisë për Atdheun. Mësuesi Azem Teta i konsideron këto një shkëlqim të merituar të nxënësve të shkollës “Sarina 2002”, të cilët nëpëmjet mësimit dhe veprimtarive bënë të mundur këto vlerësime në prag të dy festave të mëdha aq të dashura për to.
Gjithashtu mësojmë se i një rëndësie të veçantë ka qenë aktiviteti me temē: “Të kujtojmë te kaluarën me një sy nga e ardhmja. Holokausti duhet kujtuar që të mos përsëritet më”, organizuar nga klasat e XI-ta të kësaj shkolle nën kujdesin e mësueses së historisë Eriola Muça.
I veçantë dhe mbresëlënës ishte Tetori që në traditën tonë të re është tashmë dhe Muaji i Letersisë, sepse lidhet me jetët e disa prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letrave shqipe. Kjo është ajo çka arti dhe letërsia ka si qëllim të arrijë: t’i bëjë nxënësit të hyjnë edhe në mendjet e atyre njerëzve që nuk do të kishin kurrë rastin t’i takonin.
Në kuadër të “Tetori Muaji i Artit dhe Letërsisë”, Shkolla “Sarina 2002” pati nderin dhe kënaqësinë të kishte të ftuar një nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, Mjeshtrin e Madh Timo Flloko.
Aktori i njohur, në një bashkebisedim të gjatë me nxënës të kësaj shkolle foli për jetën e tij, vendlindjen, pasionin për poezinë, filmin, aktrimin, letërsinë dhe percolli te nxenesit mesazhin se: “Dija kurrë nuk është e tepruar, sepse pasuria mendore dhe madhështia shpirtërore e bëjnë njeriun të lumtur.” Nisur nga ky vlerësim i ikonës së skenës dhe kinematografisë shqiptare Timo Flloko, Presidenti Liman Hoxha premton se kjo traditë do të vazhdojë e do të pasurohet ndër breza në shkollën “Sarina 2002”. Mesazhi i tij starton rrugëtimin e saj në përgatitjen e brezave me dije dhe shkencë.
Moto e Shkollës “Sarina 2002” ka qenë dhe mbetet edukimi me një kulture studimi sistematik dhe llogaridhënie e nxitje për zhvillimin e aftësive. Këtu çdo nxënës gjen motivim në ambiente komode për studim, në laboratore e kabinete ku alternohet teoria me praktikën. Shkolla ka hapësira çlodhëse të bollshme e të gjelbëruara.