SFIDON PAVDEKËSINË-Sami S. Shatri


Da Vinçi, pikturoi pikturën më të bukur në botë, e papërsëritshme deri më sot!
Përmes vargjeve jam munduar ta përshkruaj këtë pikturë hyjnore.

SFIDON PAVDEKËSINË

Shekuj t’rënduan, nuk ndjeve pleçërinë
e bukura, madhështorja Mona Lisë
smirëzia enigmë, aspak nuk të gris
e magjepsur mbete, me t’ëmblin shikim!

Flokët e krehur me pendën e një mjeshtri
t’i mbulueka supet, palë e përdredhur
ballë i lëmuar si lëndinë e tjerrur
sytë si liqe, shikim i magjepsur!

Hundë finake, hijëzuar veç pak
n’fytyrën e këndshme, t’len me merak
buzëqeshje e lehtë, e ndrojtur pa lotë
sa herë ta shikosh, diçka don të thotë!

Vetulla të lehta, mbi sytë e mëdhenj
nxjerrur një hije, në t’bukurin ten
qafëgjatë zbuluar, në t’pashmin gjoks
t’zbukuron shtatin, t’len të lakmosh!

Shami hollake, rreth flokut të shtrirë
si hije rrin, ta shton bukurinë
fustan i përndezur, zdritur nga pas
duart e kryçëzuara, shqiponjë me krah!

Në Muzeun e Luvrit, pushon buzagaz
mbas shpine t’ndjek, epshëm një peisazh
sa vepra arti, t’garuan bukurinë
Mona Lisë, herë e përherë,
Yll…
që sfidon pavdekësinë!

Prishtinë, 07 tetor, 2024