Shi i shpirtit tim-Vaso Papaj


Shi i shpirtit tim

Shi i shprtit tim,

Shi pa pranga…

Zbutmë plagët,

Plagët e përgjakura të mundit,

Mos i lerë të zenë merimanga.

Miku im i mirë,

Shi plot hir.

Shuama grahmën e dhembjes.

Freskomë qelizat e mendjes.

Të mos rend kuturu.

Ngrije vetullën tënde,

Ylberin,

Ja, kështu:

Bashkoja kreun dhe fundin,

Mirësinë dhe mëshirën…

Shi i shprtit tim,

Për mua,

Bëje më të mirën!

Se je shi i shprtit tim,

Shi pa pranga.

M’i zbut pra plagët,

Mos të kem më danga…