Shkruaj me gërma të arta-Aferdita Koçiraj Selishtaj


Shkruaj me gërma të arta

Shkruaj moj penë e bukur shkruaj,

Gërmat mblidhi kthej në fjalë,

Shkruaj me gërma të arta,

Kënga prej tyre të dalë.

Shkruaj moj penë e bukur shkruaj,

Shkruaj fjalët një nga një,

Merë dhe detin bëje bojë,

Këngën mos ma lë në mes.

Bëji gërmat që të flasin,

Me atë zërin e zjarrt ,

Gërmat udhën e kanë hequr,

Nga të ndriturit, mëndje artë.

Shkruaj moj penë e bukur shkruaj,

Mblidhe gërmat me to luaj,

Penën merë në dorë poeti,

E ngjyen me bojë deti.