Shpërndarësit e mirësisë-Alketa Lamaj


Shpërndarësit e mirësisë

Filloi të hante kafshatën i uritur, si bishë.

Sa pa atë mendoi, ajo është më e brishtë.

-Merre,- i zgjati dorën.

Një zot e di sa donte të hante pak koren!

Kështu ishte gatuar ai.

Ushqente shpirtin e vet duke shpërndarë mirësi.

E bënte të mirën dhe e hidhte në lumë.

Do ti, lumi i kthente shumë, më shumë!

Për çdo shpirt që gëzonte,

Gëzimin në fytyra të tjera e pikturonte.

Nuk trishtohej as kur bënte mirë dhe gjente keq.

Nuk janë të gjithë njerëzit shpirtkeq!

Bujari gëzonte vyrtytin e shëndosh.

Një njeri të tillë, të rrallë, kudo mund ta qëllosh.

Jo, jo nuk flas për shtinjakët!

Për ta çdo gjë në botë është e pakët!

Bamirësit e vërtetë janë dora e zotit në tokë.

Ata janë vërtetë shokë për kokë.

Edhe pse ti mund ta pasosh nderin,

Mirënjohjen një jetë dot se lan, e din?!

Njerëzit me zemër të madhe zoti i bekoftë!

Zemrat gjithmonë ua gëzoftë!

I shpërbleftë me të mira!

I pastë sytë te ta në ditë të vështira!