SHPIRT GJETHEJE
Përpëliten shpirt gjethet
Nën vrug,
Tek bien tokës së heshtur,
Dhe këndojnë ,
këngën e fundit të vjeshtës
Përpëliten shpirt gjethet
Udhës së gjatë,
Shkelur,
Nga të tjerë
Shpirtra të ngratë,
Që frymojnë jetë,
Si një shpirt gjethe,
Në tjetër dimension
Dhe kuptojnë,
Se nuk lulëzuan,
Pranverën e tyre
Duke çelë.