Marrë nga Facebooku i Elona Agollit
Shpirti
Është natë dhe dhoma u fundos në errësirë ,
E vetmja dritëz u venit dhe u shua ;
Tani për asgjë s’kam dëshirë,
U drodh çka ishte e shënjtë për mua .
Veçse ka mbetur si mall e kujtim i hershëm
Dhimbja për hirin e të dashurve në varret,
Ndaj në gërmadhat e shpirtit tim të djeshëm
Ende digjen e tymojnë zjarret …
Dritëro Agolli #poezi