Shpirti me dritë lumturuar-Hyqmet B Hasko


SHPIRTI ME DRITË LUMTURUAR

Seç t’u drodh qerpiku,

Nën vetullën harkuar;

Hëna dritën ç’efiku,

buza u trëndafilua…

Gjunjët të drithërojnë,

Sytë mbushur me xixa,

Ndizen dhe flakërojnë,

Më ngrejnë qindra prita…

Syri përmbi faqe,

Vështrimin ta hodha,

Ti dorën ma zgjate,

Unë i tëri u drodha…

Ç’është kështu me mua?

Ç’u deha nga dlirësia…

Buza m’u shkrumbua,

Nga zjarri dhe dashuria.

Dielli ditën e piku,

Mbrëmja erdhi shpejt,

Shpejt koha na iku,

Mëngjesin tjetër pres.

Mëngjesin tjetër pres,

Të më vishë, moj mike,

Nata e qullur me vesë,

Pret ardhjen e kësaj dite…

Pak ditë ne na mbetën,

Dhe dëshira mori flatra

Zëmrat me dashuri ngarkuar

Shpirti me drit lumturuar.