SHPRESË E THINJUR-Hiqmet Mehmetaj


Thinjur flokēt para kohe

Tretur nga flak’ e qiririt,

Hiqem zvarr’ e robërohem

Zemërdjegur brenda gjirit.

I menduar mbi një gur,

Breshēron syri i shkretë,

Unë digjem, bëhem zhur,

Zbehem keq si i pajetë.

Flas me vete si i marrë,

Lotët derdh me psherëtimë

Dhe dremis si lis i tharë

Pa fole e cicërimë !

Ah, o vendi im i bukur,

Si rreze drite të pres,

Të të shoh një ditë të lumtur,

Të mos rroj më me shpresë !

H. Mehmetaj 2024