Shpresën e gjetën tek dielli!Evis Kotte


Mund të jetë një imazh i 1 person

Çdo mëngjes i buzëqeshte diellit,

i lutej t’i ngrohte shpirtin,

i falej sikur një perëndie,

e adhuronte kur i mbushej plot shpirti!

E quante veten bijë e diellit.

I beson fatit që lidh dy njerëz,

dy shpirtra ku lulëzon dashuria,

rilindin në ketë botë me diellin!

Ndarja u copëtoi ëndrrat,

besonin në një ribashkim.

Shpresën e gjetën tek dielli!

Ditët do kalonin, nuk do e ndjenin largësinë.