“Shtigjeve të zemrës “
Mirmëngjes miqtë e mi të veçantë!
Ç’të më ketë intriguar vallë të shkruaj këto vargje?
Mes lulëzimit të Pranverës
Dhe këtë natë po fryn erë…
Drurët tunden…e presin shi…
Një lule e bukur e kësaj pranverë…
Mbi një degë u mbështet…për pak ngrohtësi!!!!!
Kjo lule e bukur e brishtë si moti
Me atë kërcell të njomëzuar
Strehëz kërkoi….me pika loti
Që druri dru është…e pati harruar!
Sa e pa lulen druri I gjorë
Më shumë.degët I ngatërroi
Këtë natë të ftohtë si në dëborë..
Dhe bukurinë një çast e harroi!
U tundën degët e u shqyen
Lulja prej erës diku fluturoi
Aty ku yjet mbi tokë bien
Aty ku zemra gjak I pikoi
Edhe kjo natë do të kalojë
Dhe ndoshta druri se pat kuptuar….
Se sa mallëngjim …do ti shkaktojë
Zemrës si degë e copëtuar!
Se dashuria tej fluturoi…
Qielli I natës drurin e mallkoi..
Që lule kurrë të mos ketë mbi fletë…
Sot e mot në këtë jetë!
Lulja mbi bar…rrënjët I ngrohi…
Toka në gji me përkëdheli e morì…
Farat do të mbijnë me gonxhe të tjera…
Se jeta është e bukur…pa driiza e ferra!
Violeta Muco Anastasi
Nëntor 2023
Ripostim!
8 Janar 2025
Padova