SI DRITË E DITËS HOKATARE
Shpella të thella vargonjsh, shkrirë stalaktite.
Demonë, s’ po dinë ku të shkojnë!
Brinjëve të tokës errëra të forta zot ngrite.
Arterie gjak të pastër vërshojnë, përsëri vërshojnë.
Pyje mendimesh zhyten, mbytur trurin.
Krijuar botë të pakontrollueshme, të ngrohtë.
Krahë pulëbardhash veshin ndjenjat,
qiejsh të praruar, pa dhimbje, pa lotë.
Hedhur pas jetën kozmike,
kridhet hënë e vrazhdë në hone dëshpëruar.
Lënë fronin vashëzës së hijshme,
si dritë e ditës hokatare drithëruar.
Zgjuar me pathos e epsh të praruar puthjesh,
Ujërash të kristalta pa frikë lundrojmë.
Një qiell të tërë kapim duarsh, lutemi!
Këtë botë të çmendur,
Dhe vdekshëm dashurojmë!