SI NUK U LODHËT O DURIMTARË-Albert Hitollari


SI NUK U LODHËT O DURIMTARË

—————————————————————-

Mund të jetë një imazh i 1 person

*

Si nuk u lodhët o durimtarë prej doktrinave të mjerimit ,

Nga aktualët e së shkuarës bitokuar si prurje e re e s’mund ti dalloni ?!

Është koha të ndërgjegjësoheni se vetëm mbi arsyetimin ,

E jo në sinqeritetin e kontraditës ende duhet të besoni !

*

Si nuk u lodhët nga bashkohorët realist që mahniten prej së vërtetës,

Dhe s’ndalen o të veçuar prej përçmimit

e të ndrojtur prej zhgënjimit !

Ndërsa ju ende besoni në lojën e tyre mor të humburit e vetvetes,

O të vonuarit me hezitizëm së gjeturi udhën drejt shpëtimit !

*

Si nuk u lodhët ju o pendestar që mbetët në përgjim e bindje,

Se me heshtjen zgjidhet gjithçka e me pritjen vjen ç’do gjë

Jo mor të ushqyer prej ankthit , jo o të dehurit me dhimbje,

Prej fanatikëve zemërak e hakmarrës nuk duhet të prisni asgjë !

*

Po përse o të pakërkuar në mendime , o të mëdyshur e të përkundur,

Vazhdoni të bëni paqe me atë të keqe të vetvetes ?!

Në vend që të dëgjoni veç njëherë britmën e brendisë së mundur,

Për arratisjen e vetë arsyes dhe syrgjynosjen e të vërtetës ?!

*

Si nuk u lodhët së dedikuari pasionit të përçmusëve agonik,

Atyre që arsyeshmëria u duket si ç’menduri e si dyshim ?!

Asgjësuesëve të llogjikës të përzgjedhur si zotërinj fisnik,

Por që janë fundi i një fillimi e i një drejtimi pa qëllim ? !

*

Si mundet të rrini gojëmbyllur e prej lemoshës të vetkënaqur,

Tërë nderim dhe lavdi për ata që ua shpërbën vetë jetën ?!

Ndaj altruistëve që ju lodhën me proverbin e tyre të plakur,

E shpërfilljes së pagatorëve që shpërblejnë vetveten ?!

*

Si mundet tu besoni rrafinakëve dhe elekuencës së “ideve të mëdha,”

Se vetrrotullimi i një rrote përbën në vetvete një fillim të ri ?!

Si dhe esencës së gjërave që trumpetojnë sa herë ata ,

Për rikrijimin që flet e zhurmon virtyti i tyre ogurzi ?!

*

Si mundet tu besoni ende “Bujarëve ” me atë shpirtin e tyre lunatik ,

Arratiakëve të pabesë që ju shigjetojnë me dredhi e në pusi ?!

Si dhe intrigës dhe ligësisë që kohën e jetës po ua kosit,

Prej gjeneruesëve “realist “të pabesueshmes në priori? !

*

Si mund tu besoni aforizmave anormale të “diturakëve mendjendritur “

Entuziastëve të yshtur nga zilia, të vetquajturve si farisjenj ?!

Ju o të vërtiturit prej rrënimtarëve, o të hedhurir tej flakëritur,

Prej blasfemimit të synimtarëve të etur , të mëdhenj ?!

*

Mir do ishte të dini ç’të kërkoni o pararendës sikur veç njëherë ,

Prej vemjeve të zgërlaqura që ju duan tu uleni në gjunjë !

Ju , o shërbëtorët e gatshëm , ju o të paludhurit përherë ,

Prej llojit e superllojit që për dreq , janë shtuar aq shumë !

*

Veç atëherë do të kuptoni se keni bërë vërtet atë që duhet,

Se vetëm rizgjimi dhe depërtimi do tu ç’liroi shpirtin prej meditimit !

T’ju tregoni tërë inkuzionistëve se me zjarrin nuk mund të luhet,

Si dhe gjith atyre që diktojnë tu mëkojnë , drejt vet gjymtimit !