Si shemb malet kurrë tradhëtia…
Kala mbi gjak jo s.ndërton tradhëtia..
Se shemb besën kurrë as djalli as djallëzia..
S.na e përbuzë nderën as kuçedra me shtatë krena..
As horrat djallëzorë që kanë helm .përbrenda..
Kurrë si shemb tradhëtia këto male kreshnike..
Me i thanë vetit trim e lavdi kala pa kala.
Aty ku digjet nderi në shkrumb e në hi..
S.bahet histori e dasëm pa lavdi..
S.ngihet lavdia mbi hirin e turpërisë..
Me dredhi e mbi gjak kurrë emër s.mund me ba..
As me shërbëtorë e me argatë të marrisë..
Luftën e bëmë .ne e ju ngrefni kala…
Bukë me marre kurrë s.kemi ngrënë..
E shërbëtor i tradhëtisë kurrë rënë ndër këmbë..
Kala mbi këto troje kurrë s.ndërton tradhëtia..
S.shemben kurrë këto male kurrë nga djallëzia..
Shkroi!!
Miranda Troci Derti!!
Reç Dibër!!