Si trëndafil të mbetet ndjenja!…
Trëndafil me petale të purpurta,
nën madhështinë e tij rritet ndjenja,
dy njerëz mbajnë në duar,
dashurinë e pastër pa gjemba!
Ndjenja e tyre ka formën e trëndafilit,
mbivendoset mbi lëkurë lehtë,
si petalet e purpurta të gonxheve,
kur shpërthejnë dhe trëndafili merr jetë!
Si trëndafil të mbetet ndjenja!
I lulëzuar në një kopsht plot ngjyra,
petalet ia ledhaton era kur fryn.
Kurse ndjenja e tyre, frymëmarrje në çdo rrahje zemrash!