Sivjem-Dalinë Arifi


Du me ardhë të sivjemen stinë

Me t’pa e përqafu si rrall’herë

Të t’ndjejë gjerë n’ashtet e zemrës

Me hjek k’të mall që po më verbon

Pa ty kam ngelë si e shkret

Lypsar rrugeve të qytetit kam mbetë

A vjen te unë, sall me t’përqafu

N’kallderme qytetit vjetër

Një kafe bashkë me shiju

E sivjemja stine ardhtë e ty të pruftë!