TA DISH EUROPË…Suzana Rama


TA DISH EUROPË….

Do tê më duhej në vrimën e gjilpërês,

të hyj e të dal, si ministër pa portofol,

apo si dipllomat zuzar dhe zagar,

apo ç’të them, si hafije këllqekëputur,

për të zbuluar,të jap e të marr,

çfarê ndodh në tymnajën e ngritur,

në thashethemnajën e Europës plakë,

mbuluar në gjynah e në mëkat.

Se duke përfituar nga besnikëria ime,

jep e merr turlilloj allishverishe,

e përmbi trup e shpirt,t’më hedhi flakë,

si vallë nuk u ngop,me ç’bëri në shekuj,

tinëz duke hapur gropa e bërë plagë.

Në shekuj e pabesë, kjo kurva plakë,

që na mbush me lajka,duke rrahur krahët,

e më tej këto viset e mija, la vakant,

ç’do kafshim, një pjesë vendi e marrë,

e mua plaga që më hapej,më rridhte gjak.

Të kësaj Europe,që kurrsesi s’është nënë,

se dikujt bukën ja lyen me gjalpë,

e të tjerë që presin kapërdijnë jargë.

U sterrofsh e mos paç dritë në sy,

pa shiko, jam autoktone në këto troje,

shumë herë më e vjetër edhe se ty,

gjuha ime është e vjetër dhe e bukur,

dhe edhe ajo ty të ka ndihmuar,

se shumê fjalëza, ti i ke huazuar.

Ta dish Europë,ti kokën dot s’ma ul,

me krenarinë si malet, jam e cilësuar,

në shekuj ti e ke provuar,mirë e di,

e në mos qoftë e thënë në ato rradhë të hyj,

s’më bëhet vonë, unë jam në ty,

se kontinenti yt, fillon nga këtu….

Tiranë. 02 11 2019