Tak-tak!…Një Shkop i Bardhë ju flet! Ndue Z. Ruci


Tak-tak!… Një Shkop i Bardhë ju flet!…

(15 TETORI. Dita ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë.

Për personat me kufizime në shikim. )

“Poemë.”

– Tak-tak, tak-tak!… – Një Shkop troket!…

Në rrugën tej, në trotuar…

– Tak-tak!… – Dëgjo!… Sikur po flet!…

Troket: – Tak-tak…, – një Shkop i Bardhë…

Lulishtet, drurët, anës rrugës,

Aroma lulesh, kundërmojnë!…

Ciu-ciu, ca zogj, petaleshkundës…

Një Shkop të Bardhë e orientojnë.

Por, dhe një zile biçiklete;

Dhe një bori e një makine;

Çdo zë, sinjal a tingull jete,

Dhe për një Shkop, janë orientime.

Një rreze Dielli, e ndihmon…

Dhe kur nga strehët, pikon shiu…

Por, mbi të gjitha, e drejton,

Me hapa, zëra, vet njeriu…

Një Shkop të Bardhë, mendo pak!…

Miliona njerëz, sot e mbajnë…

Troket e flet: – Tak-tak, tak-tak!…

Troket rreth globit, në çdo anë…

Troket në Londër e Madrid…

Si në Berlin, Romë e Sidnej…

Nju – York, Paris, troket, çdo ditë…

Pekin, Santiago… gjithandej…

Troket në Tokio e në Moskë…

Kudo, në Azi dhe në Afrikë…

Në male, fusha, nëpër Europë…..

Në Australi dhe Amerikë…

Një Shkop, trokiste dhe Homeri!…

Tek evokonte, epopenë!…

Në rrugë e sheshe… vende nderi!…

Iliadën…, tok me Odisenë…

I Bardhi Shkop, flet e këndon!…

Si lule, ëndrrat, ngado çeli!…

Troket në skena, fort kumbon!…

Me zë, ”hyjnori,” dhe Boçeli!…

Kështu ndër shekuj ka trokitur!…

Dhe sot ky Shkop, ngado troket!…

Çdo zemer prek, çdo mendje-ndritur!…

– Tak-tak, Tak-tak…, – një Shkop na flet!…

– Tak-tak, – ky Shkop, udhës troket!…

Ndër zyra, porta, në çdo derë…

Tek mbyllën dyert, sërish ai flet!…

Ndërgjegjen zgjon!… Dhe maskat çjerr!…

Ca sy e ndjekin, plot trishtim!…

Të tjerë e shohin, me çudi!..

Tek bëhen xheste, pa kuptim!…

Ndonjë, nënqesh…, me qesëndi!…

Por, ç’ka njeriu, nuk e bën,

E bën dikush, me emrin, Zot!…

I jep kurajo, ku vë këmbën…

Guxim i jep dhe e mban fort!…

Ndaj, dhe një Zzot, na këshillon!…:

Mos vë pengesa, për një të verbër!…

Kështu, kushdo, Zotin lëvdon!…

Se, Ai, çdo kënd e ka përzemër!…

Ndaj, ti njeri, bëj një të mirë!…

Për një të verbër, zgjat një dorë!…

Nga shpirti… dhe, jo për mëshirë!…

Me humanizmin, më njerëzor!…

Asnjë shperblim, nga kjo mos prit!…

Mos bëj Asgjë, sa për t’u dukur!…

Nga, zemra bëje… dhe më shpirt!…

Po bën kështu, gjenë e duhur!…

Tek ndjen dhe shpirtin që gufon!…

Nga kjo ndo marrësh, plot urime!…

Petale lulesh dhe mirënjohje!…

Pa fund të derdhen, si bekime!…

Troket ky Shkop dhe në çdo zemër…

Tek ndizet drita e një shprese…

Një Zot që flet, si në një ëndërr!…

Dhe fshihet loti … pikëz vese!…

Ky Shkop, troket e flet që larg…

Mesazhe çon për botën mbarë…

– Tak-tak, – troket… – tak-tak. Tak-tak!…

Troket e s’ndal, një shkop i bardhë!.

– Tak-tak, tak-tak!… – Një shkop troket!…

Dhe vishen muzgjet, me petale!…

-Tak-tak, tak-tak!… – Çdo zemre i flet!…

Një ëndërr, ec dhe kurrë s’ndalet!…

* * * * * *

(Ripunim… Autor.

Ndue Z. Ruci.)