Të jesh grua.
Nuk pyet askush,
askush!
Si ja doli e vetme?
Si duroi në heshtje
të digjet në mallin
prush..
Askush nuk pyet
dëshirat si i vrau?
Përbrenda vuan,
grindet, shan,
E kurrë me lot
vuajtjen nuk qan..?!
Grua!
Ah grua, e fortë
sa të mos shembet
e brishtë
e të mos të tretet..
I thanë..
kështu duhet të jesh
as dhimbje frikë
mos të ndjesh
as dashuri
se është dobësi..
Po si i bëhet.. si..???!
Të jesh grua
që jetën ngjiz
me dashurinë
në shpirt
…filiz