Të jetosh!
Është të ndërrrosh ngjyrat,
nga bluja e qetë në të kuqen që digjet,
dhe lumturisë shtigjet.
Te jetosh
Me triumfin e sakrificës,
Pikëllimin e humbjes,
Mbi kuvertën e viteve të grisur prej baticës dhe zbaticês!
Të biesh ,të ngrihesh
Dhe të krijosh rregull aty ku dhëmb,
Në kaosin e shpirtit tënd!
Të jetosh
Në netët e errëta dhe në stacjonet e ftohta,
Ku turmat çirren e çmendet bota,
Të kthesh plagët në përmendore,
Dhe errësirën në katedrale,
Është gjysëm hyjnore,
gjysëm finale!
Të jetosh
është të jesh i kthjellët në stuhi,
Stuhishëm të ndertosh
vetë stuhia,
është diabolike,
kryqëzohet në dashuri,
duke formuar rregullat epike!
Përpëlitu, ringrihu, vuaj deri në amshim, ulëri,
askush nuk mund të vuajë për ty.
Ti je arkitekti i dhimbjes dhe forcës,
ti, shkëmb me emrin njeri!