TË KEM KRAH SI ZOGU-Godo Mehmetaj


TË KEM KRAH SI ZOGU

TË VI TË PUTH BALLIN!

Të ika o Nenë

e të lash me dhimbje

dhe në gjumë më bëhen

të tuat rënkime

Nënë o Nëna ime

të them të vërtetën

mundimet e tua

si laj dotë gjithë jetën

Moj e shtrënjta Nënë

që më ke dhënë gjinë

ngele duke pritur

sheh fotografinë

Nënë o Nëna ime

kush ta nxjerr mërzinë

për vuajtjet e tua

loti më lag synë

Un të shkruaj vargje

po se shuaj mallin

të kem krah si zogu

të vi të puth balli

Nga Godo Mehmetaj,