Të paqenit aktor-Diana Mehmeti


Kafshët e pyllit

u mblodhën për ujkun

vidhte çdo ditë

Kritikat s’i bënin përshtypje…

Dhelpra ishte e martuar

burrin nga kjo botë

donte…sfiduar!

Bisedoj me ujkun për një sekret,

Ujku ryshfetin e donte.vërtetë!

Zakonin ujku s’e harroj

Ariu kryeplak e arrestoj

Qante e qante brënda në

hendek,

Me lironi ulërinte

Do t’u them një…sekret!

E liruan për t’u bindur s’e

ishte e vërtetë

Miu nga një vrimë

vëzhgonte si, bletë

Kur u bind s’e provat

ishin mjaftueshëm

Vrapoj tek kafshët e tjera

vrullshëm!?

Futen tek shtëpia e dhelprës

dhe i thonë: Na vjen keq

të lëndojmë burrin tuaj e

gjetëm pa jetë

Shkaktarin do mundohemi t’a

gjejmë…

Dhelpra sytë me pështymë

filloj t’i laj

Aktore e përkryer ulërinte

Kurrë s’ishte parë!?

Dua shkaktarin e burrit tim!?

Nuk lëviz nga vendi,

Ishte shpirti im!

Ariu para kafshëve

ngriti burrin e saj,

Të lyer me bojë

lulëkuqe…zjarr!

E mahnitur aq. sa aktorja dhelpër

rrëzohet përdhe, Shikon burrin gjallë,

I mbylli sytë përjetë!

Në këtë botë të bukur

ku shpirti dhe zemra loton,

Shkaktarët çfarë mbjellin

korrin!

Lotin dikush e

shpëton…!