Thank you…-prozë poetike-Azem Baliaj


Azem Baliaj

Bota rrotullohet, por nuk eshte njelloj, mos kembengul kot e dashur. As mos me thuaj me, mos u merzit, te lutem! Lerme ne imazhet dhe xhelozite e mia per boten, per cdo gje te saj…

Dje per shembull, ja nje konkretesi: Ajo doli nga vila e vet me nje femije te vogel sa ylli yt i zemres, kaloi me thjeshtesine me njerezore mbi toke e nen qiell, as nuk m’i leshoi syte fare, vetem kur topi i femijes mori teposhte livadhit te gjelber dhe une u turra si ne livadhet tona, pa pyetur per rregullat e botes, ajo, kur ia dhashe topin, leshoi nje thenks gjysem te ngrire.

Bota rrotullohet po nuk eshte njelloj, mos kembengul kot, e dashur. Nga thatesira e ndjesive te saj ia mora perseri topin dhe e hodha lart, deri ne qiell, sa munda.

Ajo u tmerrua nga gjesti im, une qesha nga gjesti i saj. Renda si femije pa shibla dhe me fershellima e zhurme gjeta topin, dhe ja, sirenat e makinave ushtuan dhe me erdhen te kembet, fiks kur une po i jepja topin djalit te vogel sa ylli yt i zemres.

Ajo, per fatin tim, ne ate cast qeshi fort e lumtur. Policia iku e qete, por jo pa me pare pak habitshem. Ajo ma hodhi topin, ia ktheva…Gati nisem nje loje te re si kalamajte.

Thenkju, perseriste me ritem. E ndryshova boten, i thashe vetes! Te gjitha vatrat e globit kane nevoje per jete. Ajo ishte gati si ti ne elegance, ne qendrim, ne moshen e femijes por nuk me gezoj si ti prej larg edhe pse perseriste thenkju, per nje grime gallate qe ma dha truri te improvizoj ne livadhet e huaja…

Bota rrotullohet por, nuk eshte njelloj, mos kembengul kot e dashur! Ajo gezoi nga imazhi yt ne mua!

Sa me ka marre malli per bote! Per nje bote brenda botes tone, qe ta gjelberoje boten!

Thenkju….

SHBA,21.09.2019.-ajb-