TOKËN NËNË KUJT JA LAMË-Godo Mehmetaj


TOKËN NËNË KUJT JA LAMË

Matan detit shkuam e vamë
tokën Nënë kujt ja lamë
përse syri zë e qan
vëndi huaj lidhur na mban

Mëndja ikën anës tjetër
andej presën Nënë e Babë
shumë si panë sa qënë gjallë
nuk u vanë as që kan vdekur.

Matan detit të pa anë
në një shkëmb flas me valë
në mos u kthefsha i gjallë
mu bëftë dallga jorganë.

Dielli kur të dalë mbi mal
përmbi tokën e bekuar
shkrova vargje mijra fjalë
nesër do jem i harruar.

Gjumi nga syri më iku
shkrova po asgjë nuk vlen
jeta po’ ikën me vargje
lodha dhe të shkretën penë.