Tri graciet dhe Fredi!Nga Ruzhdi Keraj


(Skicë)

Nga Ruzhdi Keraj

Profesor Ramadani me ndigjoj ne mësim mori çantën e nuk me foli.

-Aha thashë me vedi kenka nxi qielli gadi për furtun.Tuj

mbyll flautin , hapet dera -Nesër do dalësh ne koncert do lush Hendelin dhe gjej ndonji gja hajrit me vesh shif e merri shokëve ndonji pal kpuce hajrit -qeshi dhe mbylli derën.

Tish Mirdita shoku I jem kishte nji triko te bukur me vija hala se kishte veshe vete dhe ma dha. Kpuce nuk gjeta por I lava ato t’mijat u hoqa pluhnin se te shkyme nuk ishin.

Koncerti doli bukur dhe për mu e Valin me violine Naum Prifti shkroj nji artikull qe ne nesre ma solli profesori I jem.

Shkumjet ne Shkodër i  rrallova. Kur shkoj marr edhe flautin me vedi dhe gjithmonë me pret nji surprize ,nji këmishe e re me jakën e ngrime, nana i ngrinte me niseshte ,ato mbanin nji fare kohe dhe mbandej zgerlaqeshin e baheshin për dreç.,prandaj nuk i marr me vedi i la me i veshe kur jam ne Shkodër se nana i lanë e i hekurose me merak.

Nadje studjoj ,shpesh ja baj qefin Jakupit qe punon ne studio , pëlqen shume Bach ,ai e shijon shume muzikën ka ndjeke neper koncerte Oistrah, Kogan e shume muzikant te mëdhenj.

Mazdite bahem gadi për piace me taku shokt e mi.

Ne fillim shkoj te Kafja e madhe ,kur nuk I gjej aty ece te trotuari te banka tuj hjedhe sytë neper rreshta ne piace.

Diku i pashe, ,pashe Fredin me republike.U takova me ta.Pjaca

asht pasarela e Shkodrës.

 Vajza te bukura moshatare te veshun me sqime ,shof edhe ato qe ne orën e shetitjes ne piace e kane oren e sfides me regjimin janë ato prej racës fisnike bije tregtaresh qe punojnë ne punët ma te randa dhe ne darke harrojne gjithshka dhe ecin

ne lirin e tyne.

-Erdhën I pashe-thirri Fredi dhe tregoj tri motrat Jakova qe dukeshin se po hynin ne piace

-I presim ktu -foli Fredi. Ato mrriten afer nesh ,

Fredi kapi me dy gishta republikën e hoqi prej krejet dhe i përshëndeti-.Miremrama tri graciet. Ato qeshen te miklume sidomos ma e madhja ma e shndosha me ato floket e gjate e te zi e syt e mdhaj.

-Çka jane tri graciat ?-e pyet njeni prej shkokve.

-Tri te bukurat tablo e Botiçelit,piktor italian-qeshi Fredi

-Pushoni po kalon Landa-foli tjetri

-Nineta kenka me dy shoqe-fola une.I xum ne goje tana vajzat ma te bukura qe ishin ne piac.

-Ndigjoni -tha Fredi -do shkruni sejcili katër vargje për vajzën ma te bukur

-Ku me i shkru?

-N’mend -qeshi Fredi -dhe ai qe fiton do na japë nga nji kafe kur te ulena te Kafja e madhe.

Shëtitëm u lodhem e u ulem te kafja e madhe.

Fitoj Fredi me katër vargjet për Tri graciet dhe ne ju lutem o sa ju lutem ti shkrunte dhe t’ia jepte tri motrave ,ishin vargje shume te bukur.

Fotografi Hilmiu na gjeti ne kulme te humorit dhe kërkoi te na bante nji foto.

-A ta shkrep -foli Hilmiu

-Shkrepe -I tha -Federiku -por pa pare.

Nuk kemi shume foto bashke nuk ishim fort te dhanun mbas fotove ,rujme me dashuni kujtimet kena plot!