“Trishtim vjeshte”…Eralda Cuko


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

“Trishtim vjeshte”…

Veshur velin pranveror kishim dikur,

e mbanim hedhur shtatit une e ti…

Befas gjithçka u zhurit ,u bë shkrumb,

ky trisht i vjeshtës erdh për të dy…

Ngritur ëndrrat i kishim sa mirë,

si kurorat me lulet e pranverës thurur…

As vet se di pse sot u bëjmë sehir,

atyre ëndrrave që tash flenë strukur!..

Kur pranvera çelte ashtu praruar,

çelnim edhe ne si filiza të mbirë!…

Sot gjithcka u venit ,u bë zhur,

kjo vjeshtë të mbarojë s’paska dëshirë!..

Pas pranverës rendim të marrë që të dy,

të zgjojmë ato ëndrra që diku flenë!…

Ky trishtim vjeshte vallë pse s’lejon,

tonën strehëz lumturie të ngremë?!..

Eralda Cuko