Trokitja e munguar
Në derën e vjetër
Askush më s’troket
Mbeti vetëm e gjora
Mbeti shkret…
Mbi bungun
Vrragë e pa shëruar
E fortë e pa lëkundun
Mynxyre pati duruar
Kaluan vite e mote
Asnjëherë s’u step
Bagllamët këndshëm
Qeshnin në rininë e vet
Kur fëmijët zëshëm
Kalonin po, edhe në vajë
Anise se këmbëzbathur
Pragun e vjetruar të saj.
Tani dërrasat e rralluara
Shpresa i mbanë
Si në kohët e kaluara
Ndoj za a të qeshur
Të jehoj matanë…
B.F.