Tu tregoj për Shqipërinë
Shpesh herë veten e mendoja
Të rrethuar me fëmijë
Rreth oxhakut tek u tregoja
Përralla të bukura dhe histori.
Dhe ata të më dëgjonin
Me kureshtje me habi
Tek u flisja për ilirët
Për Kosovë e për Shqipëri.
Tu tregoja për mërgimtarët
Që shpirtin ja u djeg malli
Për kufijtë e rrëmbyer
Për trimin Adem Jashari
Tu tregoja për Skenderbeun
Për vitet në robëri
Për heronjtë që gjakun derdhën
Për flamurin kuq e zi.
Tu tregoja për hyjneshën
Misionaren e bamirësisë
Të pavdekshmen nën Terezën
Që i dha shpresë dhe varfërisë
Tu tregoja me dashuri
Për virtytet për traditat
Për gjuhën shqipe në veçanti
Për ata që falën shpirtrat
Për shqiptarët në dhe të huaj
Kudo gjenden nëpër botë
zëmër vrarë e mallëngjyer
Se nuk gjen si vëndi jotë.