Udhëpërshkrim
…post by admin…
Shkëputje nga libri me titull: “Mbresa udhëtimesh” i autorit Kasam Shaqirvela
*
GDHENDJA NË BANAKUN E HOTELIT AMON-ZEUS, QË MË TËRHOQI VËMENDJEN
Grupi i turistëve që ishin në “info-turë”, pra udhëtimin informues nëpër hotelet e Greqisë, që e organozonte agjencia turistike “Savana”, nga Shkupi, e cila ishte dhe partnere me agjencinë tonë dhe në këtë udhëtim bëja pjesë edhe unë në emër të agjencisë turistike “JETA-AIR”.
Udhëtimi bëhej me autobus të lartë turistik, në Relacionin Shkup-Halkidiki dhe anasjelltas.
Në atobusin e angazhuar nga subjekti bartës i “info-turës” turistike, kishte të ftuar pothuajse nga të gjitha agjencitë turistike që vepronin në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht ata subjekte juridike që merreshin edhe me “autgoing”(turizmin dalës), pra agjencitë që në programet e veta i kishin si oferta edhe shërbimet turistike që i bëheshin popullatës klientele në ofrimin e hoteleve dhe shërbimeve gastronomike si pako aranzhmane në një tërësi bashkë me transportin nga vendi i nisjes tek vendi i pritjes dhe kthimi sërish në vendin e hipjes në autobus.
Rrugës nëpër Maqedoni dhe nëpër Greqi kishim bërë pushime udhëtimi sa për të pirë një kafe apo një pije freskuese, si dhe ata që kishin nevoja personale ..të përdorimit të tualetit.
Hotelit të parë për bujtje tek po i afroheshim, pranëse gjatë udhëtimit kishim vizituar disa sosh që ishin në programin hotelerik që do t’ua ofronim klientelëve tonë, gjatë verës që po vjen, për pushimet e tyre verore.
Shoqëruesi i udhëtimit sapo na njofton me mikrofon se jemi në afërsi të hotelit ku do të bujmë sonte, ku e kemi darkën dhe programin e përgatitur nga stafi drejtues i hotelit si dhe mëngjesin e nesërm që shërbehet “tryezë suedeze”.
Ai Lajmëron se tashmë po futemi në oborrin e Hotelit AMON-ZEUS, hotel me pesë yje, fort prestigjioz.
Vetë emri i hotelit që lidhej me një emër mitologjik, në mua, zgjoi kureshtjen të paktën në interesimin tim për lashtësinë pellazge…!
Sapo u futëm në foajenë e hotelit më ra në sy banaku dhe rregullimi i tij, jo i zakontë, për një banak hoteli me 5 yje. Sytë vetvetiu m’u përqëndruan në imazhin që ishte në mes të banakut dhe që paraqiste gdhendje artistike, në dru, të figurës së shqiponjës dykrenare.
Nxitimthi shfrytëzova rastin që t’i them njërit nga kolegët e mi, i cili kishte fotoaparat, që të më bënte një foto para banakut të hotelit sepse, doja ta kisha si artefakt këtë simbol shumë të rëndësishëm për mua, këtë trashëgimi të kulturës pellazgo-ilire-arbërore-shqiptare, të veçantë për kulturën e moçme shqiptare në trojet e veta ku gjallonte populli i lashtë dhe e kultivonte madje në rujtje kulturën e vet pellazgjike..!
*
Udhëpërshkrim
16 Prrill 2007, Halkidiki Greqi
*
© Kasam VELA
Pason fotoja e shkrepur, me shkas, para banakut të Hotelit “Amon-Zeus”