Unë kam lindur në një mëngjes dëbore!


Unë kam lindur në një mëngjes dëbore!

Unë kam lindur në një mengjes dëbore ,

Një dite e mbushur me dufe moti ,

U rrita si psheretima e nje jehone

krijohet nga lumturia dhe nga loti!

Mbi një pemë kastanesh mbushur lastarë,

Mē tej një pjergull , një mollë e një fik,

Unë fëmija i stuhive kam mallë,

Të dëgjoj melodit e trumcakve Nordik.

Ky himn i bardhe zbritur nga retë,

Në dritën e zbehtë të agut të parë ,

Më tregoi se ka dy rrugë në jetë:

Të jesh i thyer ose të ecësh krenar!

Koha më mësoi çeshtë urtësia,

Mes sfidave te jetes dhe kaosit të saj,

Si hodhi në shpirt rrënj mirësia,

Si tē qesh me lot e më lot të qaj!

Po të le një puthje mbi ballë bora ime,

M’andej të çelê një lule Dafidili,

Dhe mbi çatinë e shpirtit mijëra yje,

Të ndrijnë një epok ku flet guximi!

Vazhdoj të ndjek një rrugë tē fildishtë,

Ndoshta nga ju shumë pak e kanë marrë ,

Dhe kam një veto , doja që ta dish:

Unë jam kalorësi i dëborës së bardhë!