Vajza me tatuazh
Mbi gjoks paske pikturuar,
një tatuazh ngjyrë ylberi,
më rrëmbeu,s’më gënjeu,
shpëtova për një fije peri.
Si ,mbretëreshë në luftim,
në dorë një shpatë luftëtari,
N’krah një shqiponjë e zezë.
unë një ushtarë i vrar i pari.
Mos mendo se rash hero?
e luftova porsi ata trimat,
vdiqa nga bukuria që ka ajo,
nga ankthet dhe drithërimat.
Jeta mund të ket dhe ndarje,
gjithëkush mund që ta besoj.
Po shikoj në sy lotë dhe qarje,
për ne të dy s’mund ta pranoj.