Vashë vlonjate-Ana Bisholla


VASHË VLONJATE.

Vallëzo vallen e lumturisë vashë vlonjate, vallëzo,

Përqafoje agimin që nga Çika zbret,

Vallëzo vallen e lumturisë vashë vlonjate, vallëzo,

Përqafoje agimin që nga Çika zbret,

Lëre hënën e lodhur në gjumë të bjerë,

Me vellon e bardhë në garë bukurie me retë.

Vallëzo vashë,

Lëre mantelin të rëshkasë si ujvarë,

Të lozë me harqet e supeve të tua,

Të shtrëngohet në mesin e hollë lastar,

Të të përkëdhelë lëkurën si uji në krua.

Vallëzo, vallëzo

Ti vashë vlonjate, sirenë që me valën lodron,

Vallen moderne nën muzikën antike,

Antike si vellua që shtatin të mbulon,

Qëndisur me lule që zbukurojnë këto brigje.

Vallëzo, vallëzo

Nën trokun që edhe diellin zmbraps,

Në mes të ullinjve ku retë u thërmuan,

Ku Bajroni bukurisë i këndoi si mëkatar,

Shtojzovalle e lumtur me shpresën përqafuar.

– Vjeshtë 2023.