Vdekja si ushqim, tashmë kulturë dhune.
Nuk e di ne ka njeri ta pranoj kete lloj ushqimi qe servirin dite e nate NEW-zet tona!
Nje lloj ”gjelle” e kobshme, ndjellakeqe, e zymte, qe s’na ndahet nga syte si para divanit, ne kafe, gazeta e lajme.
Nje tmerr i vertete, dhune tipike, gjitheditore, pasjon horrorifik ne ndjekje te çdo vdekje qe rendom ngjet ne çdo cep e rruge. Lajm!! Ç’lajm zeza, s’paska gje te mire ne kete vend! Jete, optimizëm, shprese, martesa, lindje, dashuri, pune, fitim, para, qejf, kopshte femije te qeshur.
Kush do pajtohej me krimin, me vrasjen, mjerimin, po pse rendim pas tyre, me etje ne sy, me nje kamer mbi sup, gjithe shend e vere qe arritem te paret mbi kryet te viktimes.
A dine keto qe nje njeri humb jeten çdo dite nga aksidentet rrugore! Ky nuk eshte me lajm, eshte problem, gisht ne koke, teme per studio e material per diskutim, per zgjidhje.
Fatekeqsisht nuk jane te paket ata qe vriten apo akoma me keq qe i japin fund jetes per shkaqe nga me te zakonshmet te ngjara qe ne fillim te jetes njerezore. Edhe ky na qenka lajm!
Aspak, nuk eshte lajm, apo akoma me keq ngjarje.
Pse na e kalojne para syve, me pjaten perpara ne tavoline buke, apo qofte edhe duke diskutuar me femijet per mesimet e dites!
Tashme nuk eshte event a ngjarje qe TI New-s i shkon me tyten e kameres pas rrekeve te gjakut.
Eshte gish ne koken e shoqerise, perballje, sfide…por jo lajm.
Jetesa perdite balle apo prane vdekjes si hije, rendom ne shume ekrane e faqe gazete nuk ben gje tjeter veç krijimit te nje kulture dhune, qe e than shpirtin njerezor, duke e imunizuar ate para fenomeneve, duke ia hequr ndjeshmerine dhe e kthen teresisht indindiferent, ‘ferkues barku’ me mendimin se e keqja eshte larg meje.
‘’Shume njerez te cilet jetojne çdo dite me dhunen, -shkruan Mandela,-hamendesojne se ajo eshte nje pjese e brendeshme e gjendjes njerezore. Por nuk eshte keshtu. Kultura e dhunes mund te permbyset…Qeverite, bashkesite dhe individet mund te sjellin nje ndryshim’’.
22.11.24.