VEÇ ME TY DUA TË JEM!
Me not do e kaloj këtë det
Dhe se notin nuk e di
Kush të do, në të vërtetë
Me një klithëm do shpoi retë
Me rrëmbim shiu të bjer
Të më njomi kokë e këmbë
Veç me ty dua të jem!
Kur dhimbja e shpirtit ,të pllakos
Zemra fillon ,e gjakë pikon
Mos ju lut që të qëndrojë
Sado të dhëmbi mos u dorëzo
Zemrën tënde ti mos e vri
Dhe buzëqeshjen mos e hiq
Shpirtit jepi lumturi
Sakrifisat në vehtëvete, i bën ti dhe vetëm ti !
Gjithë natën do udhëtoj
Hënë,do bëhem,rrugën do ndriçoj!
Do të gjejë, ku ti jeton,
Në s’të gjefsha dotë në tok
Shpresojë të gjejë në tjetër botë!
Do e bredh gjithë parajsën
Do kërkoj me emrin tënd
Le të lodhet shpirti im
Pa të gjetur nuk të lë !