Vegim-Shyrete Demaj


Vegim

Hukatje afshi që më ngroh shpirtin

Mëkatin laj me dy pika lot

Dëshirën vesh pallto të kuqe

pres në ëndërr por më kot.

Mes katër muresh akulluar

Pa orë të varur pa kalendar

Portreti yt endet si hije

Malli për ty digjet pishtar.

I bëhesh hije ti vetmisë time

Hije mungesës i shkon nga pas

I bëhesh errësirë natës

Ditës i bëhesh i shkretë maraz.

Vegim që ëndrrat m’i ke rrëmbyer

Tek ti folenë ma ka mendimi

Për ty rreh zemra e pa kursyer

Për ty nis vuaj prapë prej fillimit.

Sh. D