Shkruar nga Sami ARIFI
Veprimtaria e pandalshme e intelektualit Luan Gashit për çlirimin e atdheut
Luan Gashi u lind në Elbasan në vitin 1922, familja e tij nga dhuna serbe ishin shpërngulur nga Kurshumlia në Kosovë, pastaj kishin ndërruar vend në Elbasan, ai shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa studimet i mbaroi në Itali dhe në SHBA. Luani ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja: Anglishtës, frëngjishtës, italishtës, greqishtës, e të tjera.
Shkruan: Sami ARIFI
Luan Ahmet Gashi (1922-2005)
Atdhetari Luan Gashi rrjedh nga një familje me tradita kombëtare, familja e tij ishte shpërngulur me dhunë nga Kurshumlia si mijëra familje tjera shqiptare.
Familja e tij fillimisht ishte vendosur në Kosovë, por më vonë kishte ndërruar vend dhe ishte vendosur në Shqipëri.
Atdhetari Luan Gashi që herët ishte radhitur në rininë e “Ballit Kombëtar” në frymë e “Ballit Kombëtar” ishte edhe babai i tij, Prof. Ahmet Gashin, i cili iu kishte përgjigjur thirrjes për të kontribuar në hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe, kështu, që të dy inkuadrohen në Normalën “Sami Frashëri” në Prishtinë. Përveç veprimtarisë politike kombëtare, ata bënin punën edukativo-arsimore me përkushtim të veçant në bashkëpunim të ngushtë me atdhetarët Prof. Ibrahim Kelmendin, Prof. Ymer Berishën, Adem Gllavicën, Ejup Binakun, Abdyl Hencin dhe me shumë patriotë të tjerë.
Luan Gashi gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) ishte një ndër organizatorët e rrezistencës në mbrojtjen e kufijve etnik shqiptar, ai ishte pjesëtar i Batalionit të Ballit Kombëtar “Zija Gashi”. Luani u dallua në luftimet në mbrojtje të Ferizajt dhe të Gjilanit, ai mori pjesë edhe në Kongresin e Kopilaçës. Luani në fund të vitit 1945 bashkë me ca luftëtarë tjerë kaloi në Greqi, ai luajti rolë të rëndësishëm në krijimin e Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë” të cilin e shpalli më 28 gusht të vitit 1945, ku, ideologu i “Ballit Kombëtar” ishte Mid’hat Frashëri.
Luani edhe pas emigrimit në SHBA prej vitit 1949 ishte sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Kosova.
Atdhetari Luan Gashi edhe pasi gjatë viteve të pesëdhjeta, emigroi në SHBA ai vazhdoi aktivitetin e dalluar për interesat kombëtare në organizimin e demonstratave në qytete si: në Nju Jork, Uashington, Çikago, Detroid e të tjera, pēr ta njoftuar opinionin amerikan me shkeljen e drejtave themelore të shqiptarëve nga pushtuesi serbo-sllav.
Atdhetari Lua Gashi, përkrahu kërkesat e drejta që dolën nga demonstratat e vitit 1981 në Kosovë e gjetiu në ish-Jugosllavi në trojet shqiptare, ai sensibilizojë opinionin e gjerë me gjendjen e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi përmes takimeve me personalitete të larta të administratës në Amerikë.
Atdhetari Luan Gashi pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë me 5 qershor tē vitit 2005 në Nju Xhersi, varroset në Nju Jork, aty ku janë varrosur bashkëveprimtarët e tij, Mid’hat Frashëri, Zef Pali e të tjerë.
Atdhetari Luan Gashi është i paharruar në kujtesën e popullit së bashku me gjithë madhështorët e kombit shqiptar…
Shkruan: Sami ARIFI