Veprimtaritë kulturore dhe artistike në shkollën “Ibrahim Basha ” kanë një emër…Anjeza Shehu Agolli


VEPRIMTARITË KULTURORE DHE ARTISTIKE NË SHKOLLËN “IBRAHIM BASHA ” KANË NJË EMËR…

U bënë vite që në shkollën “Ibrahim Basha ” në Kamëz, ka një rritje të veprimtarisë kulturore e artistike. Me ardhjen e mësueses artiste në këtë shkollë z. Anjëza Agolli ,çdo gjë ndryshoi në rritjen e cilësisë së veprimtarive, në gjurmimin dhe zbulimin e talenteve në sajë të bashkëpunimit me mësues e prindër. Ndër vite profesoresha Anjeza arriti rezultate të shkëlqyera, duke tërhequr vëmendjen edhe të drejtuesve të bashkisë Kamëz ku në 19 vjetorin e bashkisë Kamëz u vlerësua me çertifikatën ” Mirënjohje e qytetit Kamëz”. Nga puna këmbëngulëse e saj kanë shkëlqyer dhjetëra nxënës duke arritur dhe në majat më të larta të artit si rasti i artistes së vogël Era Hasanaj që me zërin e saj në koncerte e skena të mëdhaja ka tërhequr vëmendjen e tyre duke u vlerësuar me çmime të vendit të parë. Erën e vogël unë do ta quaj artiste të madhe. Nëpërmjet këtij përshkrimi të shkurtër për mësuesen artiste Anjeza Shehu Agolli dua ta falënderoj për bashkëpunimin në vite për të evidentuar dhe vlerësuar talentet, të cilët shfaqen që në ciklin e ulët. Një apel kam për mësues e drejtues të cilët duhet të mbështesin më shumë mësuesen në veprimtari si ajo e djeshmja e shumë veprimtari të tjera, duke qenë të organizuar dhe pjesëmarrës. TË GJITHË BASHKË PËR TË ARRITUR NIVELET MË TË LARTA QË MERITON SHKOLLA JONË E BUKUR!

https://www.facebook.com/100000656597746/videos/pcb.9278437202188074/3901354030181322