Nga libri “Klasikë dhe romantikë francezë”,i perkthyer po postoj këtë poezi të Hygoit në tē cilën bëhet fjalë për atin e poetit, për qëndrimin e fitimtarit fisnik ndaj të mundurve. Lexim të këndshëm!
Viktor Hygo
Pas betejës
Im atë, ky hero buzëqeshur si gjithmonë,
Dhe kalorësi i tij, të cilin aq shum`e donte
Se i zoti ish e trim, dhe nga të tjerët dallonte,
Përmbi kalë, në të errur, fushëbetejën përshkon,
Atë fushë plot të vrarë të mbuluar nga nata.
Befas zhurmë ndjen të lehtë; aty pranë dy tre hapa
Një spanjoll ish, luftëtar i ushtrisë së shpartalluar,
Që zvarrisej anërruge i përhumbur, gjakmbuluar,
I gjallë ishte akoma por me frymën në të sosur,
“ Ujë, ujë për të pirë!“ po kërkonte me zë shuar.
Shum` i tronditur, im atë, thellë zëmrës i lënduar
“Merre, thotë, këtë pagure të shpëtojë ky i plagosur
Plot me rum e mbushur është, le ta pijë ky i mjerë. “
Dhe sapo kalorësi përkulet që ta ndihmojë,
Ai farë mauritani me një kobure në duar,
Që shtërnguar fort e mbante e gati për të qëlluar,
Tim atë vuri në shënjë edhe fort egër e shau!…
Aq afër ishte goditja saqë kapelja shkau nga
Koka e tim eti, dhe kali bëri kas përpjetë.
“ Megjithatë, foli im atë, jepi të pijë ky i shkretë.”
(Nga Legjenda e shekujve)
Përktheu: Gëzim Isuf Baruti