Vizitat tona te Agollët-Stavri Mina


Kujtime për Dritëronë.

VIZITAT TONA TE AGOLLËT

Të nesërmen e mbërritjes sonë në Pogradec në një mëngjes të fresket ne pisten e rrumbullaket mbi liqen të bar Millenium u takuam me Dritëroin dhe Sadijen. Ishin ulur në nje kend te pistes me mbesen e tyre te vogel qe u vinte perqark si nje flutur. U prezantuam dhe na ftuan te uleshim. Driteroi me fytyren e madhe terheqese me ngjyren e bronxte nga dielli dhe me floket e bardhe hedhur pas si nje tufe zambakesh. Sadia elegante, e shkathet ne levizjet e saj, gjithe gjalleri ne bisede. Me Driterone folem per gjuhen, dialektet dhe letersine ne vecanti. Driteroi e shoqeronte biseden me vargje popullore terheqese me nje memorie te adhurueshme. Ndersa zonja Agolli na tregonte se Driteroi me urtesine e tij dhe ne respekt te perfaqesuesve te shtypit priste cdo gazetar ne intervistat e shumta qe jepte. Ne intervistat e Driteroit te cilat i ndiqja rregullisht ndihej fjala e mencur, idete filozofike te tij te shpalosura te te gjitha shkrimet qe botonte.

Para se te ndaheshim me Driterone e dashur, Sadija u cua dhe na beri dy foto me aparatin e saj fotografik. Kur u takuam perseri ne shtator ne Durres ne kafe Perla, aty afer apartamentit te tyre, cifti Agolli kishte sjelle dhe fotografite qe kishim bere ne Pogradec. Pas kafese i percollem deri te apartamenti i tyre i pushimit dhe pasi u ndame po shihja gjate njeriun e dashur Dritero, shkrimtarin dhe poetin e madh te letersise shqipe.

Fragment. foto, Pogradec 2007.