Vjeshta e dytë- Suzana Rama


S’trokiti vjesht’ e dytë,

me diell, na lëbyri sytë,

tetori që ditën e parë,

na solli,diellin rrezear.

U duk se, frymëmarrjen na solli,

mbas gjithë këtyre,ditëve me shi,

që na freskoi, por edhe na lodhi,

na mbylli brënda ky fund shtatori.

Tekanjoz shtatori, bëri si desh,

u duk se vera s’do të mbaronte,

edhe tetori vazhdon, pemët xhvesh,

nëpër degë çdo gjethe vallzonte.

Bien gjethet plot ngjyra, shtrohen,

qilim vezullues për tokën mbarë,

nga shirat, do treten e lëngëzohen,

në pranverë të bëhen, vlagë…..

Se erdhi me diell, asgjë s’do të thotë,

stina tekanjoze, ndryshon për ditë,

na vesh që të ndihemi ngrohtë,

për stinën e dimrit na pregatit.

UNË E DUA VJESHTËN…..