VLASH KOLË PRENDI – NJË JETË TË TËRË NË SHËRBIM TË ARSIMIT, STUDIMIT, PUBLICISTIKËS, KRITIKËS LETRARE DHE SHKRIMTARISË


VLASH KOLË PRENDI – NJË JETË TË TËRË NË SHËRBIM TË ARSIMIT, STUDIMIT, PUBLICISTIKËS, KRITIKËS LETRARE DHE SHKRIMTARISË

Zekerija Idrizi: vëllimi i dytë libror “Portrete shkrimtarësh”

*** CURRICULIUM VITAE

Mësuesi, studiuesi, publicisti dhe shkrimtari i shquar Z. Vlash Prendi është një personalitet poliedrik, vepra e të cilit është shumëdimensionale dhe mjaft e begatë. Ka rreth 42 vjet që ai ka dhënë dhe jep akoma kontributin e tij maksimal për edukimin e brezave në procesin edukativo-arsimor. Inkuadrimi në botën studimore, krijuese e pedagogjiko-arsimore të z. Vlashi është tepër i këndshëm, sepse ai ka mbi 35 vjet përvojë pune studimore mbi letrat shqipe, mbi historinë, traditën dhe kulturën tonë kombëtare. Ai është protagonist në fushën e mendimit pedagogjik dhe të studimeve shqiptare me një numër të konsiderueshëm veprash studimore në fusha të ndryshme të jetës historike, si në atë të historisë së folklorit dhe monografisë, pjesmarrës si ligjërues në tubime dhe konferenca shkencore dhe autor i shumë artikujve e veprave studimore në median e shkruar dhe në tregun e librave. Është personalitet i shkencës studimore në rajon dhe më gjërë, me një trashëgimi studimore me vlera ku pasqyrohen hetime e gjurmime të imta intensive mbi të kaluarën, mbi rrugën e formimit të etnokulturës sonë. I paisur me ndërgjegjen kritike të shkollës shqiptare që qëndron në themelet e programeve të Normales së Elbasanit dhe më tej të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, shkëlqen që në vitet 1980 me artikuj të shumtë letrarë në shtypin e përditshëm. Janë me qindra artikujt e ndryshëm të shkruar nga dora e tij dhe të botuar në shtypin e kohës. Baza e suksesit të studiuesit të apasionuar Vlash Prendi duket se është njohja e thellë e historisë dhe jetës shqiptare, vlerat e padiskutueshme etnokulturore të qytetërimit të rajonit, si dhe gjuha e pastër dhe e pasur që përdor në veprat e tij.

Ky autor ka meritë të madhe për arsye se përmes një analize të hollësishme, një dokumentacioni arkivor të pasur, të mbështetur në materialet e mbledhura drejtpërsëdrejti në gjithë krahinën, duke shfrytëzuar njohjen e tij personale si vendas, ka trajtuar në librat e tij dukuri jetësore të Kurbinit në shekuj, duke përfshirë aspekte të vështrimit gjografik, ekonomik, demografik, atnologjik dhe historic. Ai i dedikohet me përkushtim vendlindjes së vet për të shpalosur qartë e në mënyrë dokumentare kontributin e rëndësishëm që ka luajtur krahina e Kurbinit në historinë kombëtare shqiptare. Parë në këtë këndvështrim, librat e studiuesit Vlash Prendi, plotësojnë atë zbrazëtirë historike të lënë për shekuj me radhë nga paraardhësit e tij. Është një kontribut i vyer në lëmin e kulturës sonë kombëtare, historike, monografike dhe etnokulturore.

Studiuesi Vlash Prendi ka arritur rezultate kolosale në punën e tij voluminoze studimore, që në heshtje e me përkushtim të thellë shkencor, prej më shume se pesë dekadash, rrëmon në rrënojat e humbura të konstitucionit shpirtëror, moral, kanunor dhe kulturor të një etnie të vjetër të Shqipërisë. Së këndejmi dhe mund të konstatojmë përkatësinë e autorit Vlash Prendi në radhën e studiuesëve më seriozë, të paanshëm, të pakmpromis, të palëkundur para busullës së fakteve e lavjerrësit të së vërtetës shkencore. Shih për këtë edhe ky studiues do të nderohet me disa çmime prestigjioze për punën e tij, veçanërisht me çmimin letrar “Serembe” në vitin 2004.

Z. Vlashi është autor i 15 librave studimorë, që, për mendim timin, do t’i rezistojnë kohës dhe të shndritin ndër breza e shekuj në shqiptari.

* * *

Vlash Kolë Prendi ka lindur në fshatin Skuraj të Kurbinit me 13.02.1956 në një familje me tradita atdhetare.

– Në vitin 1973 përfundon në fshatin e lindjes shkollën fillore dhe atë 8-vjeçare me rezultate të shkëlqyera megjithse në kushte të vështira për shkak të largësisë – shkolla ishte rreth 6 km larg.

– Në shtator të vitit 1973, nis studimet në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Elbasanit.

– Në vitin 1973 nis të botojë shkrimet e para si cikle me poezi, reportazhe, përshkrime në gazetat “Shkumbini” “Zëri i rinisë”, “Kastrioti” etj.

– Aktivizohet me teatrin e shkollës dhe luan disa role edhe në skenën e teatrit “Skampa”.Për rolin e Shtjefen Gjergjit tek drama e Kolë Jakovës “Bashkë me agimin” dhe të Gjelosh Nikës tek drama e Fadil Krajës “Fisheku në pajë”, është shpallur nga juria si aktori më i mire dhe është nderuar me diplomë.

– Në vitin 1977 përfundon studimet në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

– Në korrik të vitit 1977 caktohet të kryejë stazhin 1 vjeçar në prodhim, në hidrocentralin e Fierzës në B.Curri.

– Në maj të vitit 1978 emërohet mësues në ciklin e lartë në shkollën 8 – vjeçare Skuraj, fshati i tij i lindjes.

– Në vitin 1979 nis studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi “ të Shkodrës në Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

– Në janar të vitit 1980, i ndërpret studimet pasi thirret për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në qytetin e Tiranës.

– Në vititn 1982, përkohësisht punon si punëtor në koperativë bujqësore për rreth 1 vit.

– Në prill të vitit 1982 emërohet mësues në ciklin e lartë të shkollës 8 – vjeçare në Skuraj.

– Bashkëpunon me organe të ndryshme shtypi si “Kastrioti”, “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “Mësuesi”, “Kastrioti” etj. kryesisht me artikuj studimorë dhe letrarë.

– Në vitin 1982 emërohet drejtor në shkollën 8 – vjeçare Skuraj të rrethit Kurbin.

– Në vitin 1992,lirohet nga detyra e drejtorit të shkollës në Skuraj dhe emërohet mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në këtë shkollë.

– Nga viti 1992 bashkëpunon me organe të ndryshme të medias, ku ka botuar me dhjetra artikuj si: “Drita”, “Rrënjët”, “Koha Jonë”, ”Muzgu”, “Republika”, “Bota Sot”, “Mësuesi”, ”Shqiptarja.com”, “Tirana Observër”, “Telegraf”, ”Bulevard”, “Telegram”, “55”, “Sot”, “Nacional”, “Kurbini”, “Flaka e Vllaznimit” në Shkup, si dhe revistat “Spektër”, “Kuvendi”, “Kuq e Zi”, “Miqësia”, ku aktualisht është edhe kryeredaktor.

– Në vitin 1996 zgjidhet kryeredaktor i gazetës “Kurbini”.

– Në vitin 1997 boton vëllimin e I – rë të librit me studime “Kurbini – tradita,kultura”.

– Në vitin 1998 është kryeredaktor në gazetën “Dita e re”, që botohej në qytetin e Lezhës.

– Në vitin 2002 boton vëllimin e II – të të librit me studime “Kurbini – tradita,kultura”.

– Në vitin 2002 është anëtar i jurisë ndërkombëtare të çmimit letrar “Serembe” që akordohej, nga Klubi i Artistëve Laçjanë, me mbështetje të kompanisë “Pedrolo” në Verona të Italisë.

– Në edicionin e dytë të vitit 2002, ka qenë kryetar i jurisë për akordimin e çmimit letrar ndërkombëtar “Serembe”.

– Në vitin 2003 zgjidhet sekretar i “Klubit të Artistëve laçjanë”.

– Në vitin 2002 boton monografinë “Kronikë e një jete në amshim – Don Shtjefën Kurti”, volumi i I – rë, kushtuar veprimtarisë së martirit kosovar Don Shtjefën Kurti.

– Në vitin 2002 boton monografinë “Kronikë e një jete në amshim – Don Shtjefën Kurti”, volumi i II – të, kushtuar veprimtarisë së martirit kosovar don Shtjefën Kurti.

– Në vitin 2004, për këtë vepër vlerësohet nga juria me çmimin letrar – kombëtar “Serembe” në fushën e studimit.

– Në vitin 2005 zgjidhet kryetar i Shoqatës Patriotike dhe Kulturore “Gjin Pjetri” në rrethin e Kurbinit.

– Në vitin 2005 është anëtar i komisionit të vlerësimit të provimeve të lirimit për nxënësit e klasave të 8 – ta për rrethin e Kurbinit

– Nga viti 2006, është bashkëpunëtor i jashtëm i ish Institutit të Kulturës Popullore në Tiranë, në fushën e kërkimeve folklorike.

– Në vitin 2006 pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

– Në vitin 2007 është bashkautor në librin “Nëpër Kurbin…” hartuar me inisiative të Qarkut Lezhë – dorëshkrim

– Në vitin 2008 zgjidhet anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Figurave për Qarkun e Lezhës.

– Në vitin 2008 harton tekstin mësimor “Vendlindja ime”, botuar nga Shtëpia botuese “Erik”, për klasat e pesta të shkollës 9 – vjeçare.

– Në vitin 2008 është përfaqësues i Drejtorisë Rajonale të Arsimit në provimet e lirimit të lëndëve me zgjedhje, në shkollën e mesme në qytetin e Lezhës.

– Në vitin 2009 boton librin studimor “Gjurmëve të melosit popullor”, në kuadrin e kërkimeve folklorike.

– Në vitin 2009 është përfaqësues i Drejtorisë Rajonale të Arsimit në provimet e lirimit të lëndëve me zgjedhje në shkollën e mesme në qytetin e Laçit.

– Gjatë viteve 2010 – 2024, është redaktor dhe recensent në rreth 40 libra me poezi, prozë dhe studime nga autorë të ndryshëm.

– Në vitet 2009 – 2011, boton monografitë “Kullat e bardha”, kushtuar Gjon Melyshit, “Vjeshtë e hidhur e një rezistence”, dhe “Tinguj heroizmi”.

– Në vitin 2011 është bashkautor në albumin kulturor – turistik “Qarku – Lezhë – gjurmë dhe horizonte”.

– Në vitin 2011, boton librin studimor “Shtigjeve të kulturës dhe traditës sonë”.

– Në vitin 2012 vlerësohet me titullin “Anëtar nderi” i Shoqatës së miqësisë dhe bashkëpunimit Itali-Shqipëri.

– Në vitin 2012 zgjidhet kryeredaktor i revistës “Miqësia” organ i Shoqatës për Miqësi dhe Bashkëpunim Itali – Shqipëri.

– Në vitin 2012, është bashkautor në librin “Lavdia e vdekjes së bukur”, Lezhë – 2012, kushtuar dëshmorëve të rënë për çlirimin e atdheut nga viti 1912 – 1949, në qarkun e Lezhës.

– Në vitin 2013 boton veprën “Shtegëtime folklorike”, përmbledhje me këngë të mbledhura nga goja e popullit.

– Në nëntor të vitit 2013, fiton çmimin letrar kombëtar “Atë Gjergj Fishta”, me veprën “Shtegëtime folklorike”, përmbledhje me këngë popullore.

– Në vitet 2014 – 2017 ka qenë anëtar jurie për ndarjen e çmimit letrar kombëtar “Atë Gjergj Fishta” , në krijimtari letrare, poetike dhe studimore.

– Në vitin 2016, është konsulent në veprën e studiuesit kosovar Frrok Kristaj: ”Veshjet popullore në Has”.

– Në vitin 2020 pranohet anëtar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

– Në vitin 2020 boton librin “Në Kurbin janë mbledhë shqiponjat”, këngë popullore.

– në vitin 2021 boton librin “Gjurmë në histori”, permbledhje me artikuj dhe recensa.

– Në vitin 2022 nderohet me titullin “Ambasador i Paqes” botërore.

– Në vitin 2023 boton librin “Gjurmëve të Gjeçovit në Kurbin”, kushtuar veprimtarisë krijuese dhe hulumtuese te At Shtjefën gjeçovit në Laç – Sebaste.

– Ka në përgatitje dhe dorëshkrim edhe 3 libra të tjerë me kritika, analiza dhe recensa dhe krijime folklorike.

Me respekt dhe konsidreratë atdhetare z. Vlash Prendi i uroj shëndet dhe suksese të radhës në fushën e krijimtarisë studimore e publicistike!

Zekirija Idrizi Shkup

Berlin – Shkrimtar